Një 8-vjeçar ka qenë i detyruar të qëndrojë i mbyllur në shtëpi gjatë gjithë jetës së tij pasi i tmerron bashkë-moshtarët nga forma që merr trupi i tij. Ai ka dhimbje të tmerrshme kur prek gjërat për shkak të sëmundjes së tij të rrallë.
Mehendi Hassan, një djalë nga Bangladeshi, është refuzuar nga shoqëria për shkak të sëmundjes së tij të lëkurës që e bën atë të kthehet në gur.
Ndërkohë që fytyra e tij duket normale, pjesa tjetër e trupi është e mbuluar me lëkurë të trashë e të ashpër që e bën atë të vështirë të ecë apo të prekë gjë. Komuniteti i tij, madje edhe gjyshja e tij, e përçmon atë për shkak të sëmundjes që ka. Nëna e tij i ka bërë thirrje vazhdimisht shteti që të diagnostikojë dhe të kurojë gjendjen e djalit të saj që i ka “rrëmbyer” fëmijërinë. 8-vjeçari e ka të vështirë të veshë rroba, pasi duart i ngurtësohen. “Njerëzit e shohin shtrembër, shokët e tij neveriten, të gjithë e urrejnë dhe askush nuk ka dëshirë ta shohë,” tha e ëma e tij Jahanara.