“Lungomare” që mbeti thjesht “lungo” , projekti që po ecën me hapin e “breshkës”

0
702

Nga Enida Vërça

“Punimet e Lungomares  dëmtojnë dukshëm pamjet plazhit publik dhe e kanë bërë atë jo funksional. Një mandat i dytë do të siguroj përfundimet e projektit 2-vjeçar”?

Shëtitorja “Lungomare”, është një projekt i besuar kompanisë belge , të përfaqësuar nga arkitekti Xaveer de Geyter. Projekti dhe kompania të përzgjedhura me mbikëqyrje speciale nga Kryeministri, kishin objektiva të përcaktuar 2- vjeçare për përmbytlljen e punimeve. Në rast se do respektoheshin, duhet të përfundonte verën e viti që lamë pas. Por ajo që duket edhe në këto ditë të para marsi, ku pranvera ka ardhur dhe sezoni turistikë është shumë pranë, projekti nuk ka përfunduar. Punimet në shëtitoren Skelë-Uji i Ftohtë vazhdojnë me ndërprerje të shpeshta. Ajo që vihet re është pezullim shpesh herë i punës nga punonjësit si dhe kaosi i krijuar në këtë zonë për të gjithë banorët që jetojnë aty, apo për pjesën tjetër të cilët e kanë konsideruar si një pikë të rëndësishme pushimi. Për dy vite me radhe, duke hyrë në vitin e tretë këtë verë, pushuesit janë larguar nga kjo zonë, duke shkuar në zona të tjera pushimi, sepse është e pamundur të bësh pushimet në këtë zonë.

Një det me probleme

Miratimi i këtij projekti nga kryeministri Rama, solli fillimisht shumë shpresë tek qytetarët, për ndryshimin e një Vlorë e cila në një dekadë nuk ka pasur asnjë investim. Një vend i zbukuruar nga pozita gjeografike dhe i shkatërruar nga mendja njerëzore. Ajo që vihet më së shumti në shëtitoren e nisur janë mbeturinat e punimeve  të cilat kanë zaptuar detni dhe i kanë dhënë një pamje mëshirues. Mungesa e koshave në këtë zonë, bënë që pjesa më e madhe e qytetarëve e t’i hedhin mbeturinat vend e pa vend, duke e ndotur detin çdo ditë. Po ashtu ajo që vihet re është edhe rruga kryesore e cila u shkatërrua njëherë nga punimet e nisura dhe tashmë ka mbetur me gropa të mëdha, duke bërë që qytetarët ta humbasin dëshirën për një shëtitje në pasditet  e vona në këtë vend. Është e pamundur të shëtisësh me fëmijët apo krocat e tyre në shëtitore, sepse detyrohesh që krocën bashkë me fëmijët t’i marrësh në krahë, prej grave të mëdhenj të cilët bëhen pengues në kalimin e rrugës.

Një tjetër problem që vihet re në këtë pjesë, është bllokimi i rrugës në disa orë të ditës për shkak të punimeve. Eskavatorët të cilët zënë rrugën për orë të tëra, e bëjnë qarkullimin në këtë zonë thuajse të pamundur, ose i detyrojnë qytetarët të ndërrojnë rrugë, për të kaluar në një rrugë kodër e cila është shumë e rrezikshme për shkak të pjerrësisë që ajo ka.

Një tjetër problem që referojnë qytetarët për këtë zonë janë edhe zhurmat e ambientit të cilat krijohen nga punimet. Qytetarët shprehen se tashmë është bërë e pamundur jeta në këtë zonë, për shkake të zhurmave dhe ndotjes që krijohet. Gjatë verës pluhuri i dheut prej punimeve mbulon shtresa të mëdha në dritaret e shtëpive, ndërsa gjatë dimrit balat e krijuar nga dherat e punimeve kthehet në një sfidë për çdo qytetarë i cili përshkruan këtë rrugë.

Flasin qytetarët

Banorët janë shumë të revoltuar ndaj faktit që ky projekt nuk dihet se kur do të mbarojë edhe pse duhet të ishte mbyllur tashmë. Në disa intervista për gazetën “Standard”, ata referuan me mijëra probleme dhe shqetësime që vinë si pasojë e këtij projekti. Një zonjë të 50-ve që jeton në këtë zonë tha se: “Nuk e kuptoj si mund të gënjehet populli në këtë mënyrë? Si nuk i gjendet fundi këtij punime.. a thua se po bëjnë shpikje këtu…” . Një tjetër zonjë po banore e kësaj zone, e cila ka probleme shëndetësore dhe e ka të nevojshme shëtitjen në orët e para të mëngjesit dhe të darkës, tha : “ Gjë e hajrit nuk duket, punimet nisin, pezullohen, rinisin sërish, për arsyet asnjëherë nuk dihen”. Ka dhe të tjerë të cilët me një gjuhë të ashpër flasin kundër qeverisë Rama, duke e konsideruar si një bukë-shkelës, i cili nuk ka bërë asgjë për Vlorën në këto katër vite qeverisje. Një rilindës i zhgënjyer tha për gazetën tonë : “ Vjen cjapi tek kasapi…do vij sërish për të na kërkuar votën, njëher na gënjehu, dy herë nuk ja japim këtë mundësi”, tha një banorë.

Reagimet e punonjësve

Në investigimet e bëra dje në zonën e Lungomares, ajo që vihej re ishte edhe shqetësimi i punonjësve të cilët shprehin se faji nuk qëndronte tek paaftësia e tyre për të punuar por tek mungesa e punëtore. B. F, punonjës i projektit tha: “ Është një punim i cili as për këtë verë nuk do të mbarojë, sepse pikë së pari mungon fuqia punëtore, jemi shumë pak punonjës të cilët po merremi me projektin”. Një tjetër punonjës i cili merrej me sistemimin e mallit për projektin tha: “ Janë hedhur me miliona lekë për këtë projekt, mirëpo punimet në këtë shëtitore nuk kanë të sosur, është një punë që po zvarritet edhe pse nuk e dimë arsyen”. Ka edhe të tjerë të cilët thonë se thjeshtë po bëjnë atë që u kërkojnë drejtuesit e punimeve, një zgjatje deri në afatin   zgjedhjeve për të pasur një mundësi ku qeveria të kërkoj edhe për këtë mandat votën. Çdo punim sipas tyre është projektuar në këtë mënyrë që përfundimi i projekteve të “përfundojë” në mandatin e dytë të zgjedhjeve.

Kur projekti “Lungo”, merr jetë

Pavarësisht problematikave që ka sjell projekti i kësaj shëtitore, ajo që është e paharrueshme për qytetarët, janë incidentet që kanë ardhur prej tij dhe vdekja e Kristi Panajotit. Një humbje e trishtë për familjarët dhe ngushëllimet qeveritare me premtime për vënine para përgjëegjësisë së autorëve, nuk kishin më vlerë tashmë. Ata prindër prej këtij projekti humbën djalin tyre, të cilët edhe sot e kësaj dite e kujtojnë me dhimbje të mëdha. Ka kaluar gati një vit nga vdekja e tij dhe dhimbja për ta është e njëjtë, ndërkohë për të papërgjegjshmit çudia zgjati tre ditë, sikurse ndodh gjithmonë në vendin tonë. Përveç vdekjes së adoleshentit,  qytetarët janë përballur çdo ditë me incidente të ndryshme, të cilat janë kthyer në një rrezik dhe kërcënim për jetën e tyre.

Dënime dhe lirime

Gjykata e Vlorës pas ngjarjes së adoleshentit  dha masën e sigurisë  “arrest me burg” për Ilirjan Tahmazin, me detyrë Përgjegjës i Sigurimit Teknik ndërsa “arrest në shtëpi” për Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit në firmën “Xh & M Sh.p.k”. Dy inxhinierët e firmës që po kryenin punimet në Lungomare përpa gjykatës.  I pari para  Prokurorisë doli Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit në firmën “Xh & M Sh.p.k”. Pas tij doli Ilirian Tahmazi, me detyrë Përgjegjës i Sigurimit Teknik. Sipas prokurorisë firma ndërtuese dhe dy inxhinierët akuzohen për shkelje të rregullave në punë dhe mosrespektim të kontratës. Prokuroria tha se nëse do të ekzistonte sinjalistika, aksidenti do shmangej. Megjithatë Prokuroria tha  se hetimet për aksidentin janë të hapura, në pritje të akt-ekspertimit.

Shemben projekte, “ndërtohen” projekte

Projekti i shëtitores “Lungomare”, përfshin gjithë vijën bregdetare duke bërë që në këtë zonë të ndodh prishja e shumë shtëpive, lokaleve, biznese të cilët kanë qenë të ligjshme, me dokumentacione të rregullta dhe akoma në ditë e sotme nuk kanë marrë dëmshpërblim, apo një hapësirë në zona të tjera. Në këtë mënyrë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes shembi në datën 29 qershor të viti që lamë pas objektin e quajtur “Vefa”, një disko verore me një sipërfaqe 713 metër  katrorë. Një tjetër projekt i shembur po këtë periudhë ishte edhe “Albatros”, me funksion shërbimi. Gjithashtu janë shembur edhe disa shtëpi 2 katesh apo tre katëshe , duke i nxjerrë banorët në qiell të hapur, pa u mundësuar një dëmshpërblim në vlerë monetare apo në vlerë territoriale.

Me hapin e “breshkës”

Plazhi i publik i Vlorës, do te quhet i tillë dhe të funksionoje si i tille vetëm, kur te kenë përfunduar punimet për projektin e Lungomares. Duket qarte se edhe për ketë sezon turistik,vlonjatet apo turistet nuk mund te presin me shume ,për të frekuentuar plazhin publik,të vetmin e këtij lloji në Vlore. Punime  të cilat vazhdojnë ende, janë me ritme mjaft te ngadalta dhe ndërsa gjithçka ne plazh është lëne thuajse jashtë vëmendjes për ta bere atë funksional. Pavarësisht ndonjë përpjekje te Bashkise Vlore për te ndërhyre dhe sistemuar plazhin,punimet kane ndikuar për keq dhe e kane bere plazhin publik te Vlorës,problematik dhe aspak funksional.

I cilësuar i tille edhe nga vete qytetare apo pushuesit e pakte,te cilët pranojnë se për ketë sezon turistik,nuk mund të flitet për plazh publik. Madje ka edhe nga ata qytetare qe për të siguruar një vend sa më të pastër për të qëndruar disa ore,ndërhyjnë vete për ta pastruar. Plazhi publik i Vlorës, ketë sezon turistik me shume mundësi vetëm plazh nuk mund te quhet. Punimet e Lungomares  dëmtojnë dukshëm pamjet plazhit publik dhe e kanë bërë atë jo-funksional. Banorët thonë se dhe për këtë vit punimet nuk mbarojnë, duke përgatitu mirë xhepin për zona të tjera turistike.

Ku ishim? Ku jemi?

Pyetja e çdo qytetari vlonjat, por jo vetëm, është se në çfarë stadi ka qenë qyteti  bregdetar dhe si ka përfunduar ai. Një qytet mes çdo të mire dhe shprehjes së vlonjateve: “Afër detit afër mbretit”, ka bërë që të ndryshojnë gjithë pamjen  tij veç prej këtij projekti i cili duket se nuk ka fund edhe për disa muaj ose vite. Një rrëmujë mes rrugëve, mbeturina të hedhura vend e pa vend si dhe rrezikut që mbartë për qytetarët ky projekt, i ka bërë banorët pesimist. Mes incidentesh të banorëve dhe punonjësve për prishjen e ndërtimeve të tyre, humbjes së jetës së banorëve, trafikut të rënduar, pëlhurat të krijuar, ata shprehin dëshirën e rikthimit pas në kohë. Me rikthimin pas në kohë, shprehin dëshirën e shëtitjes edhe njëherë në shëtitoren Skelë-Uji i Ftohtë, pa pasur nevoje për çizme llastiku gjatë dimrit. Ata shprehin dëshirën e rikthimit pas dhe ëndrra e tyre për të parë një Vlorë më të bukur seç e ka krijuar natyra, nuk mund ta gjënë nga asnjë qeveri dhe asnjë udhëheqës. Tashmë qytetarët janë të zhgënjyer me Rilindjen dhe shpresojnë që këto zgjedhje të bëjnë ndryshime për Vlorën, pasi një mandat i dytë do t’i bëj të padukshëm në këtë vend.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here