Kreu i Kuvendit, Ilir Meta u ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare që përfaqësojnë partitë politike në lidhje me komisionin ad hoc, pjesë e ligjit të vettingut.
Meta kërkon nga krerët e grupeve parlamentare të dorëzojnë propozimet për emrat e komisioneve të vettingut, pasi afati i fundit është ora 16:00 e ditës së sotme, 2 orë pas zhvillimi të seancës së jashtëzakonshme parlamentare.