Paloka: Ta harrojë Rama burracaku që do ketë zgjedhje pa PD – në

0
191

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në ditën e  17 – të të protestës së opozitës tha nga çadra e lirisë që kryeministri Rama i frikësohet votës së lirë. Duke e quajtur kryeministrin burracak, Paloka bëri të qartë se në qershor nuk do të ketë zgjedhje pa Partinë Demokratike.

“ A mund të ketë një Shqiperi më të mirë me Edi Ramën? ( jo). Ta marrë guximin ti lërë shqiptarët të votojnë lirshëm. Po mendon se me para droge do të blejë jo vetëm votën por edhe dinjitetin e shqiptarëve. Sepse sipas tij, sa më të varfër të jenë njerëzit, aq më kollaj blihen. I trajton shqiptarët si skllevër. Ai shpreson që me dhunë dhe varfëri të detyrojë shqiptarët që me 20 mijë apo 50 mijë tu blejë votën. Si burracak që është kaloi dje para çadrës i rrethuar me roje dhe bodigardë që të tregojë se gjoja nuk ka frikë. Një burracak, një qenie e neveritshme mori për dore fëmijën e tij, për tu mbrojtur dhe gjoja për të treguar që ne demokratët sulmojmë fëmijë. Një qenie si ai përdor edhe fëmijën e tij. Nuk ka kthim mbrapa.Ta harrojë çdo kush që do të ketë zgjidhje në këtë vend, pa Partinë Demokratike,” – tha nënkryetari i PD – së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here