Kur kanë ngelur vetëm pak orë nga seanca e Kuvendit për të votuar ngritjen e komisioneve ad hock të vettingut ka reaguar sekretari i Burimeve Njerëzore i të rinjve të Partisë Demokratike.
Në një status në profilin e tij në facebook Idrit Hoxha shkruan se nëse parlamenti miraton sot Vettingun, një veprim ky antikushtetues sipas tij, pasi opozita nuk është e pranishme në Kuvend, do të çojë në destabilizimin e vendit.
Statusi i plotë:
“Nëse Rama sot miraton “Vettingun” ka vrarë përfundimisht demokracinë në Shqipëri. Në KUSHTETUTETË shkruhet qartë: duhet të votohet nga mazhoranca dhe opozita. Opozitë nuk është LSI por as PDIU, opozita është Partia Demokratike, e cila është në sheshin e lirisë dhe jo në parlamentin e krimit. Mos cëno kushtetutën Z.Kryeministër, mos destabilizo Shqipërinë”, shkruan sekretari i FRPD.