“Vrasësi i Këlcyrës s’ishte me kartelë”/ Dëshmia e ‘sëmurë’: Ia preva kokën se do më mbyste me kokërr ulliri

0
184

“E vrava sepse do të më mbyste me një kokërr ulliri”. Ka qenë kjo dëshmia që 30-vjeçari Alban Voda, ish-komando i arrestuar për vrasjen e bashkëfshatarit të tij, në Ujëmirë të Këlcyrës, ka dhënë para oficerëve të policisë.

Ish-komandoja i cili ka shërbyer edhe në Irak, kohët e fundit ka vuajtur nga depresioni, por sipas policisë ai nuk ka pasur një kartelë mjekësore nga Spitali Psikiatrik që ta evidentonte atë me probleme të shëndetit mendor.

Voda akuzohet se vrau bashkëfshatarin e tij 66-vjeçar me inicialet N.H duke i prerë kokën me thikë, pasi mendohet se më herët ka patur probleme pronësie.

Disa minuta pas ngjarjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tij nga shërbimet e policisë.

Nga veprimet hetimore rezulton se Voda vuante nga depresioni, por nuk ka qenë person problematik për shërbimet e policisë dhe nuk ka qenë i evidentuar me kartelë mjekësore nga Spitali.

Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here