Vit pas viti për fat të keq 7-Marsi e ka humbur kuptimin për shkak se edhe urimi është kthyer në biznes mes mësuesve dhe nxënësve.
Është për të ardhur keq, kur në këtë ditë fëmijët nuk i sheh me lule në duar, por me zarfe në duar. Dikush jep 500 lekë, dikush 10 mijë lekë e dikush që i ka mundësitë dhe kërkon ta mbajë mirë jep edhe 20 mijë lekë.
Si çdo 7 Mars kështu veproi edhe një mama sot me fëmijën e saj, por ka ngelur jashtëzakonisht e mahnitur nga mësuesja e fëmijës së saj.
Prandaj mamaja kërkon që mësuesen e shkollës “Fan Noli” në Tiranë ta përshëndesë publikisht dhe të japë një mesazh për këtë festë kaq të pastër.