Mendimi i qytetarëve/ Krimi në qeverisje që po kriminalizon të gjithë shoqërinë

0
378

Me gjithë presionin e madh që po ushtron qeveria mbi gazetarët ,ku jo pak janë larguar nga puna , krimi zë faqet e para të medias së shkruar dhe vizive.Kriza politike, morale dhe shoqërore e këtyre viteve e ka zanafillën në sistemin politik oligarkik, ekonomia plutokratike dhe bjerrja morale që ka inkurajuar paria.Krimi është bërë tashmë pjesë e gjithë pranuar e “suksesit” dhe mjetet kriminale të pasurimit nuk dënohen më si të pa moralshme nga shoqëria.Kontrolli tërësor mbi ç’do hallkë të pushtetit i garanton parisë pandëshkueshmërinë dhe përforcon ndjesinë popullore se cfardo që të ndodhë ata do të dalin pa lagur.Në fakt, me gjithë tonet maksimale të retorikës, asnjë anëtar i parisë nuk ka rrezikuar deri më sot as lirinë as pasurinë e vënë me përvetësim të pronës publike.Pra shoqëria shqipëtare sot lëngon nën një etos kriminal dhe zgjidhja e problemit fillon duke e pranuar si pikënisjen e analizës.Sic kanë konkluduar Kohen dhe Makalek në studimin e tyre mbi shkaqet e kriminalitetit, “papunësia, pa mundësia ekonomike ndikon në kriminalizimin e shoqërisë po aq sa dhe vetë previlegji.”(Kohen & Makavel 1988). Në një shoqëri të shëndoshë ku shtet i ka legjiminitetin dhe kapacitetet e duhura për të rregulluar marëdhëniet shoqërore rritja e kriminalitetit dhe pa aftësia e qeverisjes për të iu përgjigjur atij sjellin rrotacion politik,vullneti qytetar për ndryshimin pasqyrohet te mandati politik i të sapozgjedhurve,të cilët, nga ana e tyre, vendosin luftën kundër krimit në krye të axhendës së tyre politike.Një rast i përmendur shpesh në këtë fushë është ai i kryebashkiakut të New York-ut , Rudolf Xhuliano, gjatë 8 vjecarit të të cilit vrasjet ranë mbi 300% ndërkohë që u kap dhe u dënua kopula e 5 familjeve mafioze.Vullneti politik i ish prokurorit Xhuliano luajti një rol të rëndësishëm në spastrimin të elemetit mafioz, i cili kishte dominuar një sërë aktivitetesh.Pra , duhet një vullnet i fortë politik për të bërë ç’ka në të vërtetë duan vetë Shqipëtarët.Shqipëria vjen nga një kohë e inkriminuar ku për 50 vjet komunizëm shqipëtarët vritnin njëri-tjetrin me gjyq e pa gjyq.Jetën politike e ka dominuar sigurimi i shtetit dhe vazhdon ta dominoj me anë të fëmijëve të tyre.Media ka raportuar një mori aktesh kriminale të kryera nga brezi i dytë i parisë.Duket se me gjithë kontrollin nominal mbi proceset shoqërore paria arrin të krijoj një realitet paralel për veten i cili ti shpëtojë kriminalizimit.Historikisht këto lloj dyzimesh sidomos në rastet kur kërkohet vendosja e 2 standarteve të sjelljes kanë dështuar.As komunizmi,as fashizmi e as ndonjë forme tjetër autoritare e organizimit shoqëror nuk kanë mundur ta izolojnë veprimtarinë kriminale në sferën publike nga sfera private.Pra , nga njëra anë veprimtari e parisë dominohet nga mendësia kriminale në raportet me publikun dhe me njëri – tjetrin.Më anën tjetër , ajo mundohet të “qytetarizojë” brezin e 2-të me anë të arsimimit në Perëndim dhe standarteve të larta materiale.Mirëpo, realiteti perëndimor nuk përputhet kurrkund me atë që ata gjejnë kur kthehen për të zëvëndësuar baballarët në politikë.Ndaj dhe zgjidhja e vetme për të ruajtur previlegjet është asimilimi i kulturës kriminale që ekziston dhe funksionimi brenda saj.Kësisoj, paria ka krijuar një etos shoqëror kriminal, i cili organikisht përpin brezin e 2-të sepse diplomat e Harvardit dhe Oksfordit nuk vlejnë për të ruajtur previlegjet në një “shoqëri të këmbëzës.”Rastet e evidentuara nga shtypi e përfërcojnë këtë përfundim.Në këtë kontekst , nuk duhet lenë pa analizuar tezat e ndryshme politike të palëve të parisë mbi shkaqet e kësaj dukurie.Sipas mbështetësve të Edi Ramës , fajin për kriminalitetin e lartë e kanë gjykatat,të cilat nuk kontrollohet nga qeveria, po medemek nga Sali Berisha.Një tjetër shpjegim i dhënë prej tyre me argumenta vjen nga pala e opozitës, se një pjesë e mirë e kriminelëve janë nën mbrojtjen formale apo informale të socialistëve , shpeshëherë madje me imunitet ku jo pak janë evidentuar.Pra parlamenti ajka ku shoqëria bën debat një pjesë e mirë e tyre janë kriminel që përfaqësojnë shoqërinë në sferën më të lartë politike dhe si të mirëqena ato nuk shpjegojnë dobësinë e shtetit kundërall krimit, pa aftësinë e tij për të dalë nga qerthulli kriminal,si dhe nuk cekin kriminalizimin e shoqërisë.Nga ana tjetër teza politike e Edi Ramës se mund të përkufizohet me parullen “Fajin e ka Saliu”.Sipas mbështetësve të tij se saliu na qenka fajtor për gjykatat , nuk e justifikon nxjerrjen nga burgu të kriminelëve të dënuar me burgime të përjetshme apo mbrojtjen e deputetëve të inkriminuar që sot po gjykohen për cështje kriminale.Së pari nuk mund të bëjmë sikur korrupsioni dhe pandëshkueshmëria në Shqipëri filluan më 2005.Sipas vëzhguesve të pa anshëm problemet korruptive dhe simbojza e politikës me krimin ishin karakteristikë e prekshme e qeverisjeve socialiste të Nanos dhe të bashkisë së Ramës thënë me gjuhën popullore për cdo Rrahman ka nje Tan lepur, për cdo Lulzim Berish ka një Shkrelë e për cdo tender rrugësh ka një leje ndërtimi, më tej, autoritarizmi i Ramës nuk duket se ka penguar një pjesë të deputetëve demokrat të shumfishojnë pasurinë e tyre në opozitë, duke i dhënë pretendimeve të tyre tisin e propogandës boshe.A duhen thënë këto të vërteta të hidhura në këtë kohë të vështirë që po kalon shoqëria shqipëtare ??Sic ka thënë Emil Zalaja , “nësë e varrosim të vërtetën, ajo do të rritet nën dhe, deri sa të shpërthejë duke shkatërruar cdo gjë që i del përpara.”Unë besoj se ka ardhur koha që shoqëria shqipëtare të shohë përtej ngushtësisë së interesave personale,dëgjimit të luksit dhe shfrenimit që ai ka topitur identitetin qytetarë.Ka ardhur koha që ne Shqipëtarët të ndërgjegjësohemi për përgjegjësinë që mbajn për veprimet tona dhe mbështetjen ndaj parisë.Historia do na vendosë në lupën e saj të pa mëshirshme. Dhe do të ishte e pa falshme për ne që ta linim vendin e Teutës, Nënë Terezës, Gjergj Kastriotit,Ismail Bej Vlorës,At Gjergj Fishës,Isa Boletinit dhe burrave e  grave të tjerë të kombit të shndërrohen në një djerrinë kriminale./ Emri Tocilla

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here