Një gazetare e njohur firmos që LIBRA të hyjë në zgjedhje

1
260

Pas aktorit Agron Llakaj, edhe gazetarja Sonila Meco ka firmosur për pjesëmarrjen e partisë LIBRA në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Foton e gazetares së njohur e ka publikuar vetë kreu i kësaj partie, Ben Blushi në faqen e tij zyrtare të Facebook. “Sonila Meco firmos Libra në zgjedhje,” shkruan Blushi krahas fotos.

Më herët Ben Blushi ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po tenton të nxjerrë partinë e tij jashtë zgjedhjeve përmes një udhëzimi që ndryshon rregullat për kandidimin e partive politike.

KQZ ka propozuar një udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve, por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Pra jo 18 qershori, por 28 prilli.

Udhëzimi i ndryshuar, mes të tjerash, parashikon që partitë politike që nuk zotërojnë mandate në Kuvend, për të garuar në zgjedhjet e reja duhet të mbledhin 5 mijë firma nga zgjedhësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here