Skandal në fshatin SOS, dy djem abuzojnë seksualisht me 9-vjeçaren

0
400

Ne kemi dhënë vërejtje dhe paralajmërim për largim edhe për dy nëna të tjera, që e kanë marrë vesh situatën dhe nuk kanë ardhur t’a tregojnë. Ne në fakt jemi duke i trajtuar me psikolog, qoftë edhe gocën, qoftë edhe këto dy çunat. Dhe aktualisht jemi duke punuar, që këto të ikin fare nga fshati dhe të bashkohen me familjet e tyre biologjike. Kështuqë, ne i kemi marrë masat e menjëhershme në momentin që…Kjo ka ndodh mbasdite në orën 9 të darkës dhe të gjitha këto, thashë është ngritur grupi i investigimit me tre persona, që kanë marrë trajnim, sesi ta investigojnë çështjen. Megjithatë ne…

Nga ju është marrë?

Nga ne.

Në çfarë konkluzioni kanë arritur?

Ato nuk mund t’i provojnë këto fakte, se duhet mjeku ligjor për ta vërtetuar, duhet…

Pse e keni lënë kaq shumë?

Jo, jo, ne s’e kemi lënë shumë fare, ne e kemi çuar direkt. I jemi drejtuar policisë dhe policia e ka nën hetim.

Në aspektin shkencor nëqoftëse zgjatet koha nuk arrini të identifikoni asgjë?

Jam shumë dakord dhe kjo është arsyeja, që unë e kam çuar në polici. Pse? Se policia lajmëron Prokurorinë ose Gjykatën dhe ata i japin urdhër mjekut ligjor. Se mjeku ligjor, me bë me shkuar thotë: jo moj zonjë, unë s’ka pse të marr ty në konsideratë, ça je ti? Dhe nuk tregon, kurse  .. Jo, ne kemi të drejtë me i çuar deri tek organet, që marrin vendimarrjet. Vajza nuk është marrë sepse vajza ka deponuar, që kam pasur vetëm molepsje kështu prekje ndoshta kuriozitet të moshës realisht, por jo se ka …dicka të tillë.

Pse e kanë vonuar raportin mjeko-ligjor?

Nuk e di, pse. Po tani unë policisë ia kam lënë dhe policia është ajo që i thotë, do ta çosh tek mjeku ligjor etj. Detyra jonë është me i dhënë dokumentat, çfarë kemi në lidhje me gjithë dokumentat që ka firmosë. Por ata edhe çunat edhe kjo kanë pohuar, se çfarë kanë bërë. Janë zhvesh e janë kështu domethënë, por jo se realisht ka pasur penetrim ose dicka. Jo, jo! Megjithatë unë të thashë, është organi kompetent. Se dhe unë bën me i çuar p.sh…Po të dëftoj një rast, që kishte një shenjë fëmija dhe unë e çova tek një mjek. Tha, po more unë e konstatoj këtë, por letra ime nuk pi ujë sesa kur shkon tek një mjek ligjor. Dhe jemi detyruar e kemi çuar në Prokurori dhe Prokuroria pastaj i ka dhënë letër, për të shkuar tek mjeku mjeko-ligjor. Jo, jo. S’e kemi çuar ne. Po po, detyra jonë është të shkojmë, të njoftojmë policinë. Policia e çon çështjen në Prokurori, në Gjykatë e të tjerë me rradhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here