Dhuna ndaj gazetarit Fundo/ Topalli: Akt i dënueshëm, të dalin para ligjit ata që ngrejë dorë ndaj medias

0
242

Ish-kryetarja e Kuvendit , deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka reaguar sot për dhunimin ndaj gazetarit Elvi Fundo. Topalli thotë se ky është një akt shumë u rëndë dhe i denueshëm. Gjithashtu i drejtohet organeve përgjejgëse të hetojë dhe të çojë para ligjit të gjithë ata njerëz që guxojnë të ngrejnë dorë mbi njrëzit e medias.

“Media sot raporton për ushtrim dhune ndaj gazetarit Elvi Fundo. Ky është një lajm shumë i keq. Ky është një akt shumë i rëndë dhe i dënueshëm.
Elvi Fundo ka përfunduar në spital, ku me sa duket do duhet të qëndrojë disa ditë.
Goditja barbare ndaj njeriut të medias është alarm. I kërkoj organeve përgjegjëse të hetojë dhe të çojë para ligjit ata që guxojnë të ngrenë dorën mbi njerëzit e medias”, shkruan Topalli.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1239584542757614&id=179425715440174

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here