Me rastin e 8 Marsit ditës së nënave dhe femrave në përgjithësi, vjen edhe një “urim” ndryshe nga gazetarja Alisa Braho. Faktikisht Braho shpall në faqen e saj Instagram një dëshirë-protestë.
Përveç kushteve në punë për gazetarët, ajo kërkon edhe një ligj kundër ngacmimeve seksuale që u bëhen femrave punëtore në media në ambientet e punës.
Statusi i plotë:
Nuk duam lule, duam kontrata pune. Nuk duam urime patetike, duam ligje të forta që të na mbrojnë nga ngacmimet seksuale në vendin e punës. Kaq!