Shkencëtarët rekomandojnë një nga mëngjeset më të shëndetshme dhe të shijshme, sepse përmban vitamina dhe minerale që përmirësojnë pamjen e lëkurës dhe flokëve, normalizojnë metabolizmin dhe forcojnë trupin.
Nëse merret çdo ditë, ky mëngjes do t’ju shpëtojë nga toksinat dhe parazitët e zorrëve.
Ky mëngjes zgjidh në mënyrë efikase çështjet e dembelizmit të zorrëve dhe kapsllëkut, djeg yndyrën dhe normalizon peshën.
Pasi të konsumoni këtë mëngjes të shëndetshëm çdo ditë, ju do të humbni rreth 3 kg për një muaj (nëse keni probleme me peshën).
Ajo çfarë është më e rëndësishme, është fakti se do të përmirësoni shëndetin e përgjithshëm dhe do ta nisni ditën me energji.
Përbërësit:
300 ml kos pa yndyrë
2 lugë tërshërë (ose bollgur)
1 lugë çaji fara lini
1 lugë çaji pluhur kakao
5-7 kokrra kumbulla të thata
Ju duhet ta përgatisni mëngjesin në mbrëmje në mënyrë që ta keni gati për të nesërmen.
Hidhni rreth 100 ml ujë valë mbi kumbullat e thata dhe lërini për 5-10 minuta. Ndërkohë në një tas hidhni tërshërën, farat e linit, kakaon dhe kosin.
Përziejini mirë dhe futini në frigorifer, shtoni dhe kumbullat e thata dhe konsumojini të nesërmen në mëngjes.
Sistemi tretës do të përmirësohet brenda një ore pasi e keni konsumuar këtë mëngjes.