Konflikti brenda familjes rrezikon të marrë edhe jetë nëse nuk ndërhyn shteti. Në familjen Kuci në Berat, dje ka pasur një sherr të madh dhe nëna, Shpresa Kuçi 63 vjeçe ka denoncuar djalin e saj Fitimin dhe nusen e tij Fatmirën për dhunë.
Pas denoncimit policia ka arrestuar djalin 41-vjeçar, ndërkohë që nuses i është dhënë urdhër të mos i afrohet vjehrrës. Por pavarësisht kësaj nuse e vjehrrë me burrin e familjes në burg janë të detyruara të rrinë nën një çati pasi nuk kanë kushte. Në një intervistë për “News24”, 63-vjeçarja rrëfen sherrin dhe si nisi ngjarja ndërsa thotë se nusja dhe djali e rrahin gjithmonë.
Nga ana tjetër, e reja, Fatmira, 27 vjeçe thotë se vjehrra e qëllon me kazmë dhe kur ka qenë shtatzënë ka rrezikuar fëmijën pasi ajo e ka qëlluar me sëpatë.
VJEHRRA
Shpresa Kuci e shtrirë në divan tregon shenjat e dhunës nga djali dhe nusja e saj.
Si ndodhi ngjarja?
Unë isha poshtë. Isha sëmurë moj. Ai më bënte llafe pse se mbajte çunin. Unë isha sëmurë, nuk ngrihesha dot.
Me çfarë të qëlloi?
Desh më mbytën moj. Më bënë për ibret ata.
Të dy?
Të dy.
Po ajo të qëlloi?
Më qëlloi. Më kafshoi në dorë dhe në gisht.
Pastaj?
Desh më mbyti.
Është hera e parë që të qëllon djali?
Eee sa herë, kushedi sa herë. Prandaj e futën brenda.
8 marsin dje nuk e festove dot?
Ça 8 marsi moj. Unë jam…më lër rehat.
Nusja të ka qëlluar herë tjetër?
Shshsh…Ajo me, ouu ça thua, ça e diskuton ti. Nuk mbahet ajo, është e keqe shumë. Ajo e bie sherrin në shtëpi.
NUSJA
Nusja, Fatmira jep një tjetër version të ngjarjes dhe madje thotë se vjehrra nuk është mirë nga shëndeti mendor. “Ku të vetë tani me dy fëmijë?” (qan).
Si ndodhi ngjarja?
O ma i thashë unë, mbaje pak çunin. Ajo nuk ma mbajti, ma hodhi çunin e vogël dhe këtë.
Nuk e mbajti se nuk kishte fuqi apo nga inati?
Nga inati. Ajo është e sëmurë nga trutë e kokës. Burri nga inati që i gjeti kalamajtë me të qara iu kthye mamasë. U hodh nga rrjeta dhe iku tek kryeplaku. Ajo mua më vret me kazmë.
Ke bërë ndonjëherë denoncim për vjehrrën?
Kam bërë një herë. Kur kam qenë shtatzënë dhe kam lindur çunin e madh ajo më ka qëlluar, se me sëpatë, se me hekur dhe mua më ka rënë të fikët, kalova rrezik dështimi. Nuk më ka dashur kurrë, kurrë…