Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të rënë mbrëmjen e së mërkurës, në sektorin e grave në një qendër pritjeje për të miturit në Guatemala Siti.
Zjarri dyshohet se ka rënë pas një proteste të nisur një ditë më parë, gjatë të cilës disa nga të ftuarit e qendrës, u vunë flakën dyshekëve të gjumit.
Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë në një nga fjetoret e Hogar Seguro Virgen de la Asuncion, në San Jose Pinula. Madiat lokale shkriajnë se qendra për minorenë ishte shndërruar prej kohësh në objekt kritikash për mënyrën e menaxhimit.
Zyra për të drejtat e njeriut në Guatremalë, po monitoronte situatën e strukturës pas ankesave të shumta të fëmijëve për keqtrajtim, dhunë, ushqim të skaduar dhe kushte të rënduara jetese. Godina ishte e përshtatshme për 400 persona, por ajo kishte pritur së fundmi të paktën 540.
Komisioni parlamentar për familjet, i ka kërkuar qeverisë të mbyllë në mënyrë përfundimtare qendrën, simbol “i një shteti të papërgjegjshëm që i ka lënë fëmijët jetimë dhe të keqtrajtuar në institucione, në vend që të kujdesej për ta”.