Foto/Fiori Dardha, ndan një moment të veçantë për ndjekësit e saj.

0
331

Sot djali i moderatores së emisionit investigativ “Boom”, Fiori Dardha, feston ditëlindjen e tij. Fiori ka zgjedhur ta urojë vogëlushin e saj përmes një shkrimi në Instagram duke zgjedhur disa fjalë që padyshim shprehin një dashuri të madhe si ajo e një nëne për djalin. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë, një foto të shkrepur në spital ditën që ajo ka sjellë në jetë Abelin. Vogëlushi shfaqet në duart e mamit të tij, moment ky kur Fiori e ka marrë për herë të parë në krahë e që çdo grua që është bërë nënë e ruan si të veçantë.

“Kryevepra e jetës sime sot bën 5 vjeç!

Nuk do i harroj kurrë emocionet, lumturinë, frikën e kranarinë që provova kur të pashë dhe kur të mora për herë të parë në krahë! Të gjitha gjuhët e botës janë të varfra për të përshkruar atë që ndjej për ty! Je bekim Abel!”, shkruan moderatorja në Instagram.

Abel bën sot 5 vjeç dhe kjo ditëlindje është ndryshe nga të tjerat pasi dy ditë më vonë, në datën 11 prindërit e tij do të martohen. Mund të themi se Abeli do të bëjë realitet ëndërrën e çdo fëmije që të jetë prezent në dasmën e mamit dhe babit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here