Ish-drejtori i Arkivës nxjerr emrat e 562 të vrarëve nga Ministria e Brendshme në diktaturë

0
352

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar sot në foto me listën e 562 personave të vrarë nga kjo ministri gjatë regjimit komunist.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Dervshi shkruan se:

“562 “dëshmorët” e Ministrisë së Punëve të Brendshme në diktaturë

Dikur, deri në vitin 1992, aty ku është sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka qenë Muzeu i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky muze ishte i ndarë të tri pavijone: Sigurimi, Policia dhe Kufiri. Në një prej stendave të tij, ishte e vendosur edhe lista e “dëshmorëve” të kësaj ministrie. Nga kjo tabelë, rezultojnë vetëm 562 persona të vrarë nga kjo ministri. Sigurisht nuk i takojnë vetëm Sigurimit, por edhe të vrarëve nga Policia dhe Kufiri. Vizitorëve të djeshëm të këtij muzeu që sot mëtojnë shifra më të mëdha në lidhje me të vrarët në fjalë, po u kujtoj foton e kohës së shkuar”, shkruan Dervishi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here