Të gjithë e mbajnë mend kreun e bashkisë së Tiranës, i cili paralajmëroi se të gjithë ata që kapen duke urinuar në ambiente publike do të gjobiten, apo sloganin “Nëse ia bën Tiranës, Tirana ta bën pas”. I kemi parë me qindra herë se si meshkuj të ndryshëm shndërrojnë në banja publike vendet poshtë urave që ndodhen në Lanë, duke u munduar të fshihen sado pak nga syri i kalimtarëve.
Këtë herë, në redaksinë e Jetaoshqef.al ka ardhur një video e turpshme, në të cilën duket burrë duke urinuar në mes të Tiranës. Ai nxjerr organin e tij gjenital dhe pa iu dridhur qerpiku, vetëm duke u munduar të fshihet pas një peme, urinon.
Është një situatë e sikletshme që ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të “Rrugës së Burgut” dhe që u ka bërë përshtypje kalimtarëve. Kjo situatë nuk është aspak normale, duke marrë parasysh se në atë zonë kalojnë persona të moshave të ndryshme, duke nisur nga fëmijët e deri tek të rriturit, femra e meshkuj. Ne nuk ia dimë hallin zotërisë, i cili ndoshta është detyruar të kryejë atë veprim të pahijshëm, por ç’faj kanë fëmijët e gratë të tmerrohen e të shikojnë organin e tij gjenital?