emi mësuar ta përdorim pastën vetëm për pastrimin e dhëmbëve, por shumë pak njerëz e dinë që është një produkt i cili mund të përdoret për qëllime të ndryshme në shtëpi.
Disa përdorime mund të tingëllojnë të çuditshme, por në fakt funksionojnë vërtetë.
1. Objektet prej argjendi mund të shkëlqejnë sërish nëse i fërkoni me kujdes me pak pastë dhëmbësh.
2. Me ndihmën e pastës së dhëmbëve mund të pastroni dritat e makinës. Pasta përmban një material abraziv që bën mrekulli në pastrimin e dritave të makinës.
3. Tastet e pianos mund të ndoten shpejt, për shkak të kontaktit të vazhdueshëm me gishtat e njeriut. Vendosni pak pastë tek një copë e lagur dhe me të pastroni me kujdes tastet.
4. Këpucët me sholla të bardha, si atletet Converse, mund të pastrohen shumë lehtë me pastë dhëmbësh.
5. Mund të hiqni njollat në sipërfaqet prej druri në pak minuta duke i fërkuar ato me pak pastë. Në këtë mënyrë nuk do të keni më nevojë për zbardhues me substanca kimike të dëmshme.
6. Pasta e dhëmbëve është gjithashtu e mirë për heqjen e disa llojeve të njollave tek rrobat – duke filluar nga buzëkuqi në bluzë deri tek salca e spagetit tek mbulesa e tavolinës. Mjafton ta mbuloni pjesën e njollosur me pastë dhëmbësh, e fërkoni pak dhe më as e lini ashtu për pak kohë derisa ta lani.
Kujdes: Për rrobat me ngjyrë nuk është mirë që të përdorni pastë të bardhë dhëmbësh shkruan Shendeti.
7. Mund t’u riktheni çezmave shkëlqimin nëse u hidhni pak pastë dhëmbësh dhe i fërkoni me anë të një pecete. Kjo mënyrë funksionin tek çdo sipërfaqe e larë me kromë apo argjend.
8. Mund ta përdorni pastën edhe për pastrimin e hekurit.
9. Pasta e dhëmbëve mund të pastrojë edhe thonjtë. Mjafton t’i mbuloni ata me pastë dhëmbësh, ta mbani për pak minuta dhe në fund i lani me ujë.
10. Aroma të caktuara, si ajo e hudhrës, qepës apo peshkut, janë të vështira për t’u hequr nga duart. Nëse i lani duart duke hedhur edhe pak pastë dhëmbësh, era e keqe do të largohet menjëherë.