Xibrakë, nënë e bir në pranga për kultivim kanabasi

0
226

Një 46-vjeçare dhe djali i saj janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit pasi iu gjet në banesë një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Sanije Veliu dhe  djali i saj Jorgen Veliu, 21 vjeç, përfunduan në pranga pas kontrollit të ushtruar ushtruar nga grupi hetimor në banesën e tyre në fshatin Xibrakë.

Në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Elbasan

Sekuestrohet 1 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”. Arrestohen në flagrancë dy shtetas. Specialistët  e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Jorgen Veliu,  21 vjeç banues në Elbasan
– Sanije Veliu,  46 vjeçe banuese në Elbasan

Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi hetimor në banesën e tyre në fshatin Xibrakë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here