Gjatë një takimi me shoqatat e biznesve, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal edhe tek situata e bujqësisë duke theksuar e ky sektor ndodhet në gjendjen falimentimi. Basha u shpreh se qeveria e tij do të ndërtojë politika mbrojtëse për fermerët dhe synimi kryesor mbetet kthimi i subvencioneve.
“Bujqësia ka arritur në një gjendje falimenti dhe aktiviteti bujqësor është kthyer në një aktivitet jofitmprurës. Fakti është që buxheti i shtetit i miratuar nga qeveria, ka shënuar ulje drastike. Ato pak para që janë ndarë kanë përfunduar në skema korruptive ku nuk përfitojnë bujqit dhe fermerët. Produktet e fermerit shqiptarë kanë një kosto më të lartë prodhimi sot.Plani ynë për të stabilizuar fermerin shqiptar dhe për ta kthyer menjëherë në një nga degët e rritjes ekonomike përbehet nga disa pjesë kryesore. Synimi ynë është kthimi i një skeme subvencionesh për fermerin shqiptar. 150 milionë euro për sektorin e bujqësisë,” deklaroi lideri i selisë blu.