Basha:Partitë opozitare do dorëzojnë ultimatum me shkrim

1
204
Foto; Hamza Hatika

Kryedemokrati Lulzim Basha në ditën e 21 të qëndresës së Partisë Demokratike në shesh bëri me dije se partitë opozitare do të dorëzojnë ultimatum me shkrim për zgjedhjet e ardhshme. Basha u shpreh se qeveria teknike dhe largimi i kryeministri Rama do të bëhet realitet, ndërsa nënvizoi kontrastin mes asaj që e cilësoi si Republikën e vjetër dhe Republikës së Re që do të ndërtohet.

“Nuk ka kontrast më të qartë për të shpjeguar të djeshmen që po ikën me atë që po vjen. Ti me kriminelë unë me pedagogë, ti me hajdutë unë me qytetarë, ti me veset, ne me virtytin, ti me drejtësinë e kapur, ne me drejtësinë që ndëshkon korrupsionin. Partitë opozitare do të dorëzojnë ultimatumin me shkrimin për zgjedhjet e ardhshme. Kush flet për bojkotin gabohet rëndë. Nuk do ketë bojkot, por zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ju do fitoni, Shqipëria do fitojë. Me hapin e sotëm opozita shqiptare provon luajitetin tonë ndaj kauzës së çdo qytetari shqiptarë,”  – theksoi lideri demokrat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here