Kur ishte shtazënë për herë të parë, Yvonne Lin nga New York-u i Shteteve të Bashkuara, ka qëndruar në këmbë gjatë çdo udhëtimi me tren, sepse askush nuk ngrihej për t’i lëshuar vendit.
Kur mbeti shtatzënë për herë të dytë, 38-vjeçarja realizoi një trofe që e mbante me vete për t’ia dhuruar atij pasagjeri që do të ngrihej për t;i lëshuar vendin në tren. Kur ishte në fund të muajit të tetë, një burrë është ngritur në këmbë dhe ia ka ofruar vendin e tij.
“Të gjithë më shihnin se po rrija në këmbë, por askush nuk ngrihej. Pastaj shoh një zotëri, i cili ishte shumë i sjellshëm dhe më liron vendin”, ka thënë Lin lidhur me rastin, duke i dhuruar trofeun e merituar.