Nëse edhe ju kolliteni dhe ju duket sikur nuk do të mund t’ju çelë mëngjesi, provojeni këtë recetë për ta larguar kollën brenda ditës.
Për shurup ju nevojiten:
– 150 g sheqer,
– ½ l birrë.
Përgatitja:
– Në enë në zjarr të lehtë shkrini sheqerin derisa të shndërrohet në karamele.
– Hiqeni nga zjarri dhe qitni birrën.
– Kthejeni shurupin në shporet dhe përzieni derisa të bëhet homogjen.
– Zieni midis 15 dhe 20 minutash derisa shurupi të fillojë të ngjasojë në mjaltë.
– Hiqeni nga zjarri dhe ruajeni në enë qelqi.
Udhëzim për përdorim:
Të rriturit mund ta marrin një lugë shurup në ditë, ndërsa fëmijët një lugë të vogël.
Vërejtje:
Nëse keni kollë të thatë, shurupit shtoni një lugë të vogël fletë të thata mente.