Berisha denoncon vjedhjen e fshehur nga policia, blutë e Kavajës raportojnë sot ngjarjen

0
340

 

Një grabitje me dhunë ka ndodhur pasditën e djeshme në një pikë referimi valuator në qytetin e Kavajës. Kjo është një ngjarjë që është denoncuar fillimisht nga Sali Berisha, disa orë pasi ka ndhodhur. Ndërkohë që qytetari i dyqanit dixhital ka preferuar që njoftimin t’ia dërgojë ish-Kryeministrit Berisha, pasi sipas tyre policia po e mban të fshehtë.

 Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, berisha shkroi se denoncimi për ngjarjen ka ardhur nga “qytetari dixhital”. Por për këtë rast, ditën e djeshme nuk ka patur një reagim nga policia.

Maskat grabisin dyqanin e këmbimit valutor ne qendër te Kavajës! Çunat e krimit me uniforme fshehin grabitjen. Me poshtë keni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Doktor mirëmbrëma, sonte ne darke ne qytetin e Kavajës ndodhi një grabitje me arme nga maskat ne një dyqan te këmbimit valutor. Grabitësit ishin te armatosur dhe gjate orës 19:00 u futen brenda duke kërcënuar arkëtarët qe tu jepnin paratë. Po jua shkruaj qe te nxirrni ju, sepse policia e mban te fshehte”, shkruhej në faqen e ish-kryministrit Berisha në Fb.

Vetëm paraditen e sotme, policia e Kavajës ka reaguar duke bërë publike ngjarjen.

“Më datë 10.03.2017, rreth orës 18:55, në lagjen Nr 2, Kavajë, në një këmbim valutor kanë hyrë dy shtetas ende të pa identifikuar, të cilët kanë tentuar të vjedhin me dhunë xhiron ditore të këtij këmbimi valutor, por pa arritur të realizojnë atë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here