Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, thekson se largimi i Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm ishte një lëvizje shumë dimensionale, duke pasur parasysh faktin që jo vetëm opozita, por dhe LSI kishin kërkuar largimin e tij.
Me anë të një statusi në facebook, Milo thekson se pavarësisht se Rama ka shkarkuar Tahirin me qëllim që të zbusë reagimin e opozitës, kjo lëvizje do ta forcoj edhe më shumë protestën opozitare e cila nuk do të ndalet me kaq.
Gjithashtu ai shton se largimi i Tahirit është dhe një mea culpa e Ramës, i cili shpreson që me këtë lëvizje të heqë nga vetja përgjegjësinë e kanabizimit të vendit.
Ja postimi i plotë i Milos:
‘Siç kam theksuar këto ditë në horizont të politikës shqiptare po shfaqet kërcënueshëm rreziku i një krize politike dhe elektorale. Viktimë e parë e saj sot mund të konsiderohet Saimir Tahiri. Opozita nuk do te kënaqet me këtë lëvizje taktike të Ramës por do të inkurajohet për të vazhduar më me forcë politiken që po gjeneron çadra në bulevard.
Mendoj se dorëheqja e Tahirit është lëvizje disa diminsionalesh: për ti dhënë opozitës një karotë, për të ulur tensionin në rritje, për të bërë një mea culpa për kanabizimin e Shqipërisë e për të treguar një profil reflektimi ndaj problematikave të renduara në Shqipëri.
Ndofta edhe si një urë për të bashkuar mazhorancën në një front politik dhe elektoral duke e ditur se LSI ka patur me kohë kontestime në adresë të ministrit të brendshëm.
U bëftë më e mira, gjithnjë në interes të Shqipërisë’.