Me këtë truk s’do t’ju vrasin më kurrë këpucët e reja!

0
432

Problemi kryesor i vjeshtës: këpucët e reja që të dërrmojnë këmbët. Por nuk keni pse të duroni ditë të tëra dhimbjeje derisa të marrin formën e këmbës: ka një truk shumë të thjeshtë për t’i zgjeruar shpejt këpucët.

Merrni alkool farmacie, shtojini ujë (50 % ujë, 50% alkool) dhe mbushni një shishe me tapë sprucuese. Njomni pjesën e brendshme të këpucëve, dhe vishini me çorape të trasha. Mbajini derisa të ndjeni se janë tharë. Kjo metodë funksionon me çdo lloj këpuce të zakonshme.

Mund të përdorni edhe një tharëse për t’i tharë ato më shpejt. Në këtë mënyrë, lëkura e këpucës zbutet duke e bërë më të thjeshtë zgjerimin. Kështu, tejkaloni fazën më të vështirë të fillimit të stinës së shirave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here