Mesazhi që Meta i çoi Ramës nga Vlora për ndryshimet në qeveri

0
401

Dihet se Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka qenë një nga sponsorizuesit më të mëdhenj të idesë riformatimit të qeverisë (në rastin më të mirë) ose i lëvizjes së disa ministrave të padëshiruar (në rastin më të keq). Lëvizja e fundit e kryeministrit Rama duket se e kënaq edhe dëshirën e aleatit të tij më të madh në qeveri. Ndërsa Tirana ziente për largimin e Saimir Tahirit nga qeveria, Ilir Meta ishte në Vlorë, (qark ku deputet është zgjedhur Rama) në një takim me strukturat e partisë së tij. Ai nuk flet drejtpërdrejt për ndryshimet, por një mesazh e çon të kreu i qeverisë.

“Është koha që ne politikanët shqiptarë të marrim vendime të rëndësishme sot bazuar në dashurinë për vendin e përgjegjshmërinë për të ardhmen e tij e jo bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe filozofinë e përjashtimit. Kjo është ajo që duhet të na bashkojë që t’i japim vendit stabilitet, t’u japim qytetarëve siguri, t’u japim qetësi, besim dhe shanse për t’u punësuar dhe për të zhvilluar degët më potenciale për rritjen ekonomike të vendit”, – tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here