Meshkujt që postojnë shumë selfie në rrjete sociale janë më të prirur të kenë trajta të psikopatit. Të paktën ky është perfundimi i një hulumtimi nga Universiteti i Ohio ku jane studiuar 800 meshkuj dhe sjelljet e tyre shoqërore.
Këtyre meshkujve iu ishte kërkuar të përfundur një anketim online dhe t’i përgjigjeshin disa pyetjeve të zakonshme, të cilat kishin treguar për trajtat e tyre personale si narcisizmi, psikopatia dhe vete-objektivizimi.
Meshkujt që postojnë shumë selfie posedojnë më shumë trajta narcisizte sesa të tjerët. Narcisiztët mendojnë se janë më të mençur, më të bukur dhe më të mirë se të tjerët.
Por, a janë këta meshkuj vetëm viktimë e këtyre teknologjive objektivizuese? Në të vërtetë jo, pasi që në anketimet e para eksploruese mes femrave kishin arritur të njëjtat rezultate. Megjithatë, ka një dallim të madh, pasi zbulimi tregon se femrat të cilat postojnë shumë selfie kanë nivele më të larta të vete-objektivizimit.