Një vajzë e vogël nga Ohajo e SHBA-së u hodh përtej nga erërat e forta teksa ajo tentoi të hapë derën e shtëpisë së saj. Videoja tregon momentin tronditës kur 4 -vjeçarja zbret nga makina bashkë me mamanë e saj dhe teksa drejtohet për të hapur derën e shtëpisë një erë e fortë e mer përpara dhe e fluturon. Vajza e quajtur Madison Gardner fatmirësisht nuk u lëndua pasi ajo u mbajt fort tek doreza e derës derisa mamaja e saj i erdhi në ndihmë. Videoja e postuar në Facebook është bërë virale duke u parë nga 124 mijë persona.
https://youtu.be/5HpwLBf6bX4