Dielli pranveror, problemet që shfaqen në lëkurë, ja si të mbrohemi

0
191

Muajt e pranverës janë edhe më problematikët pwr sa i takon komplikacioneve që shfaqen në lëkurë. Kjo pasi rrezet e diellit gjatë pranverës klasifikohen si dëmtuesit kryesorë të lëkurës, duke ndikuar direkt në shfaqjen e njollave apo dhe rrudhjes që bëhet gjithnjë e më dukshme me kalimin e viteve. Për të parandaluar këto problematika, si dhe për t’iu gëzuar një lëkure sa më të pastër e pa njolla këshillohet ndjekja e kujdesit të veçantë gjatë muajve mars-prill dhe maj.
Dëmet që dielli lë në lëkurë mund të jenë edhe të pariparueshme nëse nuk merren masat e duhura në kohë. Konkretisht qëndrimi nën rrezet e forta diellore gjatë kësaj periudhe bëhet shkak për shfaqjen e një sërë problemesh të lëkurës, të cilat mund të marrin përmasa shqetësuese nëse nuk trajtohen në kohën e duhur. Veçanërisht tek ato tipe lëkurash që janë edhe më të ndjeshme.

Një ndër problemet më shpeshta që përhapet në lëkurë gjatë kësaj periudhe është shfaqja e njollave kafe që mbeten të pariparueshme për gjithë periudhën e vitit. Prandaj, gjatë këtyre muajve duhet filluar detyrimisht aplikimi i kremrave me filtra mbrojtës të cilët duhet të kenë faktorë mbrojtës më të lartë se sa 20.
Depërtimi i rrezeve të diellit nëpërmjet pakësimit të shtresës së ozonit, qëndrimi i zgjatur në diell, si dhe stresi janë disa nga faktorët që ndikojnë në shtimin e njollave ngjyrë kafe, ndërkohë që favorizojnë edhe shtimin e rrudhave dhe për pasojë të plakjes më të shpejtë.

Faktorë që ndikojnë në shfaqjen e njollave dhe përkeqësimit të tyre në raste të caktuara janë edhe disbalancat hormonale, shtatzënia, medikamente të ndryshme, si: kontraceptivët oral ose antibiotikë, si dhe faktori gjenetik. Megjithatë, nuk mbeten mbrapa si faktorë negativë edhe ushqimi jo i mirë, ndotja e ambientit, pakujdesitë dhe mostrajtimi i lëkurës së fytyrës në mënyrë të vazhdueshme.

Çfarë duhet të kemi parasysh kur i referohemi përdorimit të kremrave mbrojtës?

Një ndër këshillat bazë që duhet të ndjekim të gjithë ka të bëjë me përdorimin e kujdesshëm të kremrave mbrojtës. Në varësi të llojit të lëkurës rekomandohet edhe kremi që duhet përdorur për të shmangur dëmet e lëna nga dielli. Në këto kushte përdorimi i kremrave të ndryshëm është mirë që të nisë vetëm pasi të jetë marrë këshilla e mjekut specialist dermatolog.

Kjo pasi vetëm në këto raste mund të përdoren kremrat e duhur, në përshtatje me tipin e lëkurës dhe që japin efektin e duhur në mbrojtjen e saj. Përdorimi i kremrave me filtra mbrojtës këshillohet që të bëhet çdo dy apo tre orë për ata që qëndrojnë për shumë gjatë nën efektin e rrezeve të diellit.

Gjithashtu, është e rëndësishme që lyerja të bëhet 20 minuta para ekspozimit në diell. Gjatë kësaj periudhe mund të përdoren dhe pudra kompakte me faktor të lartë mbrojtës si “spf 50”. Ndërsa pas çdo larjeje apo djersitje është e nevojshme që të aplikohet sërish përdorimi i kremrave mbrojtës që të shmangen efektet negative.

Përdorimi i filtrave mbrojtës mund të mos jetë i efektshëm në rastet kur pas lyerjes me kremin mbrojtës përdoren dhe kremra të tjerë pudër. Në këtë rast, efekti mbrojtës ndaj rrezeve të diellit është në nivele të ulëta nëse “spf” e pudrës ose fondatinës është e ulur. Për vajzat që nuk mund të rrinë larg pudrës, është e këshillueshme që të përdoret pudra që ka “spf” të lartë mbrojtëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here