E ftoi për seks pasi ai i refuzoi martesën, ajo që vajza i bën djalit do t’ju shokojë

0
508

E pëson tmerrësisht keq një djalë, pasi guxoi ti refuzonte martesën të dashurës së tij, duke i thënë se ishte martuar me dikë tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Indi dhe ka protagonist një çift të rinjsh, djali 23 vjeçar, kurse e dashura e tij, 20-vjeçare.

Daily Mail raporton se pas sherrit, vajza mori hak duke i prerë atij penisin. Organiin gjenital ia preu mizorisht duke përdorur një mjet prerës që e përdornin për punime në kopsht.

Indiania 20 vjeçare thuri plan për ta bërë të dashurin të paguante. Ajo e ftoi atë në shtëpi për të bërë seks, por e lidhi dhe me një drapër i preu organin gjenital.

Veprimi i saj ishte hakmarrje në mënyrë që i riu mos të kishte marrëdhënie intime me bashkëshorten e ardhshme. Pasi i preu penisin, autorja doli në rrugë duke mbajtur në dorë një pjesë të organit.2631201

Por, duket se djali ka dashur të mos tregojë të vërtetën. Familja e gjeti duke u përpëlitur në shtrat, e të mbytur në gjak.

Por ai i tha familjes edhe mjekëve se e kishte kryer vetë veprimin. Por më pas u zbulua e vërteta dhe vajza indiane akuzohet për tentativë vrasjeje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here