Elbasan, në pranga dy femra. Po bënin “kërdine” me vjedhje

0
210

Dy femra hajdute u arrestuan në Elbasan. Forcat e policisë  bëjnë me dije identitetin e tyre, pasi u kapën në flagrancë me veprën penale sende të vjedhura

Liri Çela, 19 vjeçe banuese në Elbasan.

Valbona Gjeli, 46 vjeçe banuese në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi  në lagjen “Kala”, dyshohen  të kenë vjedhur në dyqanin e shtetasit  D.P, 31 vjeç banues në Tiranë.

Sendet e  vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në  cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here