Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar fshehurazi Ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodeli në Strugë, dy ditë pasi Ivanov ka deklaruar se ai nuk do t’i japë mandatin Zoran Zaev per te formuar Qeverinë e re të Maqedonisë.
Ky lajm është publikuar në median maqedonase “macedoniaonline.eu”, e cila më tej shkruan se qëllimi i këtij takimi të fshehtë kanë qenë dhënia e udhëzimeve nga Kodheli tek Ali Ahmeti, se si duhet të veprojë.
“Takimi i fshehtë i Ali Ahmetit me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë dhe axhendën e tyre kundër Maqedonisë përbën një tradhti të madhe, por tradhtia nuk duket të jetë një vepër e dënueshme në Maqedoni, të paktën jo derisa Emil Dimitriev është kryeministri.
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqjen, dhe të hënën e njëjta gjë pritet te ndodhe edhe nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Misioni në Maqedoni i Kodhelit u urdhërua nga elemente të CIA-s dhe nga George Soros, të cilët kanë kontroll të plotë mbi Shqipërinë dhe kërkojnë të kontrollojnë edhe Maqedoninë”, shkruan “mecedoniaonline.eu”.