Eduard Shalsi u emërua ministër i Çështjeve Vendore në vend të ministrit Bledi Çuçi, i cili u shkarkuar nga Edi Rama bashkë me 3 ministra të tjerë të kësaj qeverie. Por nëse ministres së re të Shëndetësisë i ka plasur disa kohë më parë një skandal seksual, ndërsa ajo ka qenë në krye të QSUT-së, i dini bëmat e gafat e ministrit Shalsi?
I ftuar në emisionin “Top Story”, në qershor të vitit 2013, përpara se socialistët të vinin në pushtet, Shalsi ka bërë një gafë që do të ngelë në histori, por në një farë mënyre, i ka rrëshkitur hapur e vërteta e hidhur e vjedhjes nga ana e pushtetarëve.
Dhe mbi të gjitha, një premtim që mund ta bëjmë që tani: Nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante saç kanë bërë këta”, – ka thënë Shalsi, ndërsa plotë humor e ironi Balla ia kthen: “Do vidhni më bukur?”
Kaq ka dashur që në rrjet të shpërthejë gallata e batutat e shumta. Në fakt, parashikimi dhe premtimi i Shalsit është bërë realitet, e për më shumë, tani ai ka gjithë mundësitë për të mbajtur premtimin e për të bërë vjedhjen e dëshiruar aq shumë./JOQ.al/