Nisi si një sfidë mes kolegësh, por më pas u shpërnda gjerësisht dhe të gjithë vipat shqiptare filluan të nxirrnin nga arkiva, fotot e tyre të vjetra kur ishin në moshën 18-20 vjeçe.
Fillimisht sfidën e hapi Ilva Tare, e cila publikoi një foto nga mbrëmja e saj e maturës në shkollën Asim Vokshi.
Por më pas kjo sfidë e Ilva Tares u pranua edhe nga të tjerë personazhe publikë, të cilët nxorrën foto nga arkiva të një dekade më parë.