Këshilla: Si ta mbani të freskët dashurinë

0
267

Pas disa vitesh së bashku, shumica e çifteve, humbin komunikimin dhe intimitetin. Kjo bën që ata të jenë të pakënaqur me martesën e tyre dhe ndoshta edhe të tradhtojnë.

Ja disa mënyra se si të ruani dashurinë tuaj:

*Evitoni momentet e mërzitshme duke i bërë ato më interesante- Mjafton që të reagoni ndryshe, nga ajo çfarë jeni mësuar zakonisht të bëni. Nëse deri më tani jeni mësuar të shikoni televizor së bashku, mjafton ta fikni atë dhe të luani ose ngacmoni partnerin ose partneren. Gjërat do të bëhen edhe më shumë interesante çdo mbrëmje.

*Kushtoni vëmendje më shumë:… sa bukur dukesh?- Kur e bleve këtë veshje? Kërkoni mendimin e partnerit tuaj, si psh; Çfarë duhet të bëj në lidhje me pronarin tim? Reagoni ndaj pyetjeve të vogla, gjatë kohës që partnerja është në këmbë; A mund të ma kalosh kripën pak?

*Flisni dhe mirëkuptojeni partnerin- Mjafton që të bëni biseda të hapura, të kuptoheni, të flisni shpesh rreth jetës, problemeve. Në këtë mënyrë do parandaloni një marrëdhënie të largët. Menaxhoni stresin; përpiquni të jeni mirëkuptues për njëri-tjetrin. Punoni si skuadër; Bëni veprime sikur të ishit një skuadër, psh: Ta vendosim djalin në gjumë?

*Shijoni aventurat- Bëni sa më shumë eskursione bashkë. Kënaquni me njëri-tjetrin, në këtë mënyrë do të keni mundësi të njihni partnerin tuaj në aspekte të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here