Një histori të gjatë fatkeqësish që njerëzit i panë tek po vinin, por që ende nuk po i ndalin
Nga Adrienne LaFrance
Njëri ndër aspektet më shqetësues të uraganit shkatërrues Katrina në Nju Orlins në vitin 2005, ishte fakti se pikat e dobëta të qytetit ishin të mirëdokumentuara dhe të kuptueshme. Gazeta kryesore e qytetit “The Times-Picayune”, i kishte pati disa ditë me rradhë mbulimit të një serie të veçantë “Washing Way”, vetëm
3 vite para se Katrina të godiste.
Në këto shkrime, gazetarët thanë se zyrtarët po “joshnin fatin”, duke dështuar të adresonin si duhet dobësitë e sistemit, për të mbrojtur Nju Orlinsin, ndërsa paralajmëruan se ishte “thjesht çështje kohe para se Luiziana e jugut, të goditej drejtpërdrejtë nga një stuhi e madhe”.
Por kjo lloj parandjenje, nuk është aq e frikshme sa mund të duket. Identifikimi i një problemi dhe zgjidhja e tij,sigurisht që nuk janë e njëjta gjë. Ato shpesh ndahen nga koha dhe politika, veçanërisht kur një zgjidhje kërkon financime nga ana e qeverisë federale.
* * *
Tërmeti i San Françiskos i vitit 1989
Mund të kishte qenë shumë më keq. Është kjo narrativa mbizotëruese, 26 vjet pas tërmetit Loma Pietra prej 7.1 ballësh, që tronditi pjesën veriore të Kalifornisë në tetor të vitit 1989. Tërmeti- i quajtur “i vogli i madh”- përkoi me fillimin e “Game Three of the World Series”, që vuri përballë Okland kundër San Françiskos.
Fatmirësisht, kjo do të thoshte që shumë njerëz në zonat e goditura më rëndë nga tërmeti, ishin duke parë ndeshjen e bejzbollit, me gjasë më të sigurtë, sesa po të ishin duke udhëtuar më makinë në rrugë. Gjithësesi, 63 njerëz gjetën vdekjen nga tërmeti-shumica e tyre, për shkak të shembjes së një mbikalimi 1.25-milje të gjatë.
“Ngjante me skenat e filmit Gorrilla”- tha nga vendngjarja, një zjarrfikës për gazetën “San Francisco Chronicle”. A e dinin zyrtarët se ajo autostradë pa pagesë, nuk mund të përballonte një tërmet aq të fortë? Ata me siguri e dinin se një tërmet i tyre përmasave, përbënte me siguri një kërcënim real. Ose, sikurse “The New York Times” e theksoi atë më vonë “Edhe në rast se jo, a duhet të njihnin ose të paktën të dyshonin për sigurinë e autostradës? Dhe nëse kishin patur dyshime, pse nuk ndërmorrën veprime për të forcuar autostradën ose mbyllur atë?” Inxhinierët i thanë gazetës “Los Angeles Times”, se zyrtarët e drejtorisë së rrugëve kishin “dështuar të merrnin hapat e nevojshëm, për të përforcuar mbikalimin në rrugë”, pasi një tërmet i mëhershëm në vitin 1971, kishte shembur një tjetër mbikalim, duke vrarë 58 njerëz në luginën San Fernando.
Shembja e Urës së Mineapolisit në vitin 2007
Gati dy dekada para shembjes se papritur të urës në Minesota, e cila shkaktoi 13 të vdekur dhe 145 të plagosur në vitin 2007, zyrtarët e niveleve të ndryshme e dinin se Ura e Lumit Misisipi I-35, ishte “strukturalisht e mangët”. “E megjithatë ata u mjaftuan vetëm me disa riparime lara-lara dhe inspektime formale, që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur shembjen e stuhishme të betonit së bashku me automjetet mbi të”- raportoi në atë kohë “USA Today”. “Është e qartë”-u tha gazetarëve, inxhinieri i ndërtimit të urave Den Dorgan:”Diçka shkoi tmerrësisht keq”.
Cikloni Nargis në vitin 2008
Më shumë se 100 mijë njerëz gjetën vdekjen si pasojë e Ciklonit Nargis, që goditi një rajon të ulët në Burma. Stuhia u cilësua si “një nga ato që përsëriten vetëm njëherë çdo 500 vjet”- sikurse u shpreh drejtori i meteorologjisë në faqen e internetit “Weather Underground”, Xhef Master, për “Associated Press”. E megjithatë, zyrtarët në rajon, u kritikuan se nuk kishin bërë më shumë për të paralajmëruar publikun, kur u kuptua sesa e madhe do të ishte ajo stuhi.
“Si është e mundur të ketë një numër kaq të madh vdekjesh në shekullin e XXI-të, kur kemi imazhet satelitore në kohë reale dhe qendra të specializuara të meteoroogjisë në të gjitha rajonet?”-tha për AP Sekretariati i Komiteti mbi Tajfunet në OKB-së, Olavo Raskuinjo.
Zyrtarët ranë dakord, se një sistem i përmirësuar paralajmërimi dhe komunikim më i mirë nga zyrtarët mbi madhësinë e stuhisë, do të kishte shpëtuar shumë jetë njerëzore, por ende s’mund të parandalonte tërësisht viktimat. Do të kishte qenë e pamundur të evakuoheshin në kohë miliona njerëz, sidomos përgjatë rrugëve të varfra dhe rajoneve më të largëta.
Rrëshqitja e tokës ne luginën e lumit Hunza 2010
Nëntë muaj para se një rrëshqitje masive e tokës të vriste 20 persona, dhe shkatërronte dhjetra shtëpi në luginën e lumit Hunza në Pakistanin verior, një grup ndihmësish humanitar i paralajmëruan zyrtarët lokalë, për rritjen e rrezikut të rrëshqitjeve të dheut në rajon. “Pjesa më e madhe e humbjeve dhe dëmeve, nëse nuk shmangeshin dot tërësisht, mund të ishin reduktuar nëse qeveria do të reagonte menjëherë, dhe banorët e zonave malore dhe bagëtitë e tyre do të ishin evakuuar drejt zonave më të sigurta”-tha për agjensinë Rojter, Salmanudin Shah, specialist i menaxhimit të fatkeqësive në “Focus Humanitarian Assistance”. Shah dhe ekspertë të tjerë, thanë se rrëshqitja ishte një nga disa fatkeqësitë e ndodhura në rajon, pasi zyrtarët kishin marrë paralajmërime, por “dështuan të veprojnë”.
Katastrofa nukleare në Fukushima 2011
Mega-tërmeti shkaktoi një cunam katastrofik në Japoni në vitin 2011 dhe vrau 15.891 njerëz. Ai gjithashtu shkaktoi një avari të rëndë në termocentralin bërthamor të Fukushimas, ku 3 reaktorë shpërthyen dhe nxorrën jashtë lëndën radioaktive, duke detyruar evakuimin e qindra mijëra banorëve, brenda një rrezeje prej 12 miljesh larg nga kompleksi.
Katër vjet më vonë, dhjetëra mijëra njerëz nuk janë ende në gjendje të rikthehen tek shtëpitë e tyre. Hetimet mbi atë se çfarë ndodhi në centralin bërthamor, arritën në përfundimin se katastrofa bërthamore mund të ishte parandaluar. Jo vetëm që projektimi i uzinës nuk ishte kryer në përputhje me standardet e përshkruara nga praktikat më të mira ndërkombëtare, por hetuesit arritën në përfundimin se zyrtarët e kishin përqëndruar vëmendjen tek kërcënimi i veprimtarisë sizmike, pa vlerësuar plotësisht skenarin sesi një cunam mund të vinte në rrezik impiantin.
Autorët e një raporti në lidhje me incidentin nga “Carnegie Endowment for International Peace arritën në përfundimin se:”sedra burokratike dhe profesionale, bëri që zyrtarët bërthamore të mos ishin të gatshëm të merrnin këshilla nga ekspertë jashtë fushës. Këta profesionistë gjithashtu mund të kenë dështuar të shfrytëzonin në mënyrë efektive njohuritë lokale. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, shumë prej tyre besonin se një aksident i rëndë, ishte thjesht e pamundur”.
Gjithësesi, katastrofa nuk ndodhi në padijeni të plotë. Disa raporte, thonë se zyrtarët duhet të ketë qenë në dijeni të kërcënimit, që paraqiste një cunam në rajon. Japonia është një shtet ishullor, që bën pjesë tek “Unaza e Zjarrit”, një nga rajonet më shpërthyese dhe të paqëndrueshme të Tokës. Kërcënimi i cunamit dhe tërmeteve, është pjesë e jetës atje. “The New York Times” raportoi se ekspertët “kishin injoruar për vite më rradhë paralajmërimet, mbi mundësisë e një cunami të madh në verilindje të Japonisë”.
* * *
Përgatitjet më të mira kundër fatkeqësive të ardhshme natyrore, kërkojnë udhëheqje politike, inxhinieri më të mirë, dhe më shumë fonde se kurrë më parë në dispozicion, por jo vetëm kaq. Përballë të gjitha llojeve të fatkeqësive, njerëzit shpesh dështojnë të reagojnë me shpejtësinë të mjaftueshme.
Ata injorojnë urdhrat e detyrueshëm të evakuimit dhe paralajmërimet e tjera të tmerrshme -nganjëherë për shkak se nuk i marrin seriozisht kërcënimet, por shpesh sepse nuk duan të braktisin shtëpitë e tyre. Njerëzit- shkruan Martin në librin e tij, pretendojnë se ndjehen të sigurtë, edhe kur nuk janë.
Çështjet e njohjes, ndikojnë gjithashtu tek dështimet e izoluara teknike, sepse ato rezonojnë mbi aktivitetet në lidhje me projektimin, prodhimin, shpërndarjen, dhe përdorimin e produkteve dhe shërbimeve. Kjo disonancë njohëse, do të bëjë që njerëzit të përdorin mënyra të zgjuara për të reduktuar mosmarrëveshjet.
Ata do të gënjejnë dhe mashtojnë të tjerët për të ruajtur ndjesinë e rehatisë. Ata madje do të gënjejnë edhe për veten e tyre, me apo pa vetëdije, duke e filtruar informacionin dhe selektuar kujtimet. Gjithësesi, si mund ta dimë nëse kërcënimet e një katastrofe janë reale? Një gjë gjë është të merret seriozisht një kërcënim kur një alarm është i madh. Por tek perspektiva e skenareve të vërtetë, por që nuk para kanë gjasa që të ndodhin –një “cunami përfundimtar”, në brigjet e Honolulusë, apo një tërmet që mund të gllabërojë një pjesë të bregut perëndimor të SHBA-së- barra emocionale për të pranuar rreziqet mund të jetë panevojshmërisht e
rëndë.
Përveç kësaj, është arsyeja e klisheje të vjetër, se ju keni më shumë të gjasa të vriteni gjatë një aksidenti duke shkuar me makinë për në aeroport, sesa gjatë fluturimit me avion: është diçka inkurajuese për ata që kanë frikë nga fluturimi, por është gjithashtu një fakt i vërtetë.
E gjithë kjo do të thotë ende, që strukturat organizative dhe ndikimet kulturore, janë vetëm një pjesë e përgatitjes për më të keqen. Ekziston ndërkohë një çështje e të kuptuarit, se çfarë është në rrezik- jo vetëm siguria publike, por edhe përgjegjësia personale.
“Ekziston një mungesë e përgjithshme e përgjegjësisë, çka është e përbashkët për ngjarjet katastrofike”-shkruan Martin. “Pak njerëz janë burgosur, dënuar, apo detyruar të dëmshpërblejnë për gabimet dhe fajet e tyre. Në fakt, sa më i mëdh dëmi, aq më pak ka të ngjarë që njerëzit të mbajnë përgjegjësi individuale”. Edhe fatkeqësitë që po ne i shohim të afrohen, nuk janë gjithmonë të mundura për t’u shmangur.
“The Atlantic” – Përgatiti: www.bota.al