Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e Partisë Socialiste për të për të diskutuar lidhur me ndryshimet më të fundit që ka vendosur të bëjë në qeveri si largimet, ashtu edhe emërimet e reja.
Në përfundim të mbledhjes që zgjati rreth 45 minuta kryeministri Rama ka bërë publikë edhe katër emrat që do të zëvendësojnë ministrat e shkarkuar gjatë fundjavës që lamë pas.
Kështu:
Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm
Olta Xhakça, ministre e Mirëqenies
Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë
Eduard Shalsi, ministër i Pushtetit Vendor
Sipas këtij vendimit, Fatmir Xhafaj do të lërë Komisionin e Ligjeve dhe atë të Reformës në Drejtësi për të drejtuar një ndër institucionet më të rëndësishme në vend, Ministrinë e Brendshme, pas largimit të ministrit Saimir Tahiri.
Sakaq, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë do të vijë Ogerta Manastirliu, e cila deri më sot ishte drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Manastirliu, e cila njihet si një bashkëpunëtore e Ramës në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, do të zëvendësojë në këtë detyrë Ilir Beqajn.
Vendin e ministrit Bledi Çuçit në Ministrinë e Pushtetit Vendor e zë Eduard Shalsi, ndërsa në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale do të jetë Olta Xhaçka, kryetarja e Forumit të Gruas në PS.