Tjetër “tërmet” në qeveri/ Rama e thotë troç para grupit të PS: Ministra të tjerë duhen hequr

0
295

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar arsyet e zëvendësimit të 4 ministrave të kabinetit të tij qeveritar para anëtarëve të kryesisë së Partisë Socialiste dhe më pas para Grupit Parlamentar Socialist. Burime të BalkanWeb bëjnë me dije se mbledhja mësohet të ketë zgjatur aq kohë, sa kryeminstrit i është dashur të sqarojë ndryshimet dhe të paralajmërojë se edhe të tjerë ministra duheshin hequr.

“Ka edhe ministra të tjerë që duhen hequr. Për shkak të specifikave të punës së tyre në terren nuk janë lëvizur këta ministra” mësohet të ketë thënë Rama.

Rama ka folur edhe për të paktën dy ministra të tjerë që kanë qenë në listë për t’u larguar. Burime nga mbledhja thane për BalkanWeb se dy ministrat janë Ditmir Bushati dhe Lindita Nikolla. Por, Edi Rama ka shpjeguar arsyet përse këta të dy nuk u zëvendësuan. Ministri i Jashtëm nuk u largua për shkak të Samitit të NATO-s në maj dhe Samitit të Triestes së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa ministrja e Arsimit për shkak të procesit të Maturës Shtetërore, i cili sapo ka nisur dhe largimi i ministres së Arsimit mund të sillte komplikacione. Megjithatë, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar dy ministrave, Bushati dhe Nikolla, të dy drejtues qarqesh, njëri në Shkodër dhe tjetra në Lezhë, të punojnë me të njëjtin kapacitet në zonat e tyre, si 4 ministrat e larguar.

Ndër të tjera Rama u ka kërkuar të shpërndahen nëpër qarqe të dalin në terren për fushatën e zgjedhjeve të 18 qershorit, duke iu thënë troç “Askush të mos kapërdiset me fuoristrada dhe badigardë”.

Duke folur për punën e ministrave, Rama veçoi emrin e Damian Gjiknurit, si minsitri që ka punuar më shumë me bazën, ndërsa nuk ka nguruar të kritikojë të tjerët.

Kujtojmë se Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu dhe Eduard Shalsi janë 4 emrat e rinj të qeverisë.  Emrat u bënë publik nga kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste.

Fatmir Xhafa ministër i Brendshëm zvëvednësoi të Saimir Tahirin

Olta Xhaçka ministre e  Çështjeve Sociale në vend të Blendi Klosit

Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë zëvendësoi Ilir Beqajn

Eduart Shalsi ministër i Pushtetit Vendor në vend të Bledi Çuçit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here