Kjo e hënë padyshim që nuk ka qenë një ditë e zakonshme për Ogerta Manastirliun, drejtoreshën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Pasi kryeministri Edi Rama bëri publik emrin e saj si ministre e re e Shëndetësisë, pasi largimit nga kjo detyrë të Ilir Beqajt, e priste një tjetër aktivitet.
Në Fakultetin e Stomatologjisë u prezantuar paraditen e sotme projektet e reja për QSUT-në, dhe gjatë këtij aktiviteti, si rrallë herë pamë të fliste për to vetë Ogerta Manastirliu.
Ky ka qenë padyshim një nga momentet më emocionuese për Ogertën, çka u vu re në fjalën e saj, ky zëri i dridhej në çdo moment, i shoqëruar me frymëmarrje të shpeshta.
Madje afër fundit të fjalës, ajo nuk mund të rezistonte më shumë, dhe i kërkoi ndihmë asistentes për t’i sjellë pak ujë.