Marrja e kapsulave dhe suplementëve të kalciumit janë një gjë e zakonshme e moshës mbi 60 vjeç dhe kjo behët për të ruajtur kockat e forta .
Por, një studim 10-vjeçar, i kryer nga Universiteti Johns Hopkins, ka arritur në përfundimin se këto suplemente çojnë në formimin e pllakës bakteriale, duke vendosur kështu zemrën nën presion.
Sipas të dhënave të këtij studimi, përdoruesit e këtyre suplementeve janë 22% më të rrezikuar të preken nga një atak në zemër.
Në studim u përfshinë 2700 vullnetarë të moshës 45-84 vjeç, të cilët plotësuan një pyetësor në lidhje me dietën ushqimore , dhe kryen dy herë një skaner kardiak.
Duke filluar nga viti 2000, të gjithë pjesëmarrësit iu përgjigjën një pyetësori me 120 pyetje, që lidheshin me zakonet e tyre të ngrënies, për të përcaktuar sa kalcium merrnin ata në mënyrë natyrale.
Kalciumi mund të gjendet tek produktet e qumështi, perimet e gjelbërta, drithëra etj.Hulumtuesit shkencr i pyetën gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit në studim çfarë ilaçesh dhe suplementesh merrnin gjatë një dite të zakonshme.Ata përdorën skanera kardiake CT për të matur nivelin e kalciumit në arterie, të cilët përcaktojnë edhe rrezikun për atak në zemër.
Fillimisht, 1175 pjesëmarrës kishin pllakë bakteriale në arteriet e zemrës. Testet e kalciumit në arteriet koronare u përsëritën 10 vite më vonë, për të parë nëse ka ndonjë zhvillim të ri ose përkeqësim të sëmundjeve koronare të zemrës.
Hulumtuesit shkencor i ndanë pjesëmarrësit në pesë grupe, bazuar në nivelin e konsumimit të kalciumit, si nga ushqimet ashtu edhe si suplement.
20% e pjesëmarrësve dolën me nivelin më të lartë të marrjes së kalciumit, që shkonte më shumë se 1400 miligramë kalcium në ditë.
Më pas hulumtuesit u fokusuan tek ndryshimi midis marrjes së kalciumit vetëm nga ushqimet dhe ata që përdornin suplemente të kalciumit.46% e pjesëmarrësve në studim përdornin suplemente të kalciumit.
Në fund të studimit hulumtuesit shkencorë vërejtën se përdoruesit e këtyre suplementeve ishin 22% më të rrezikuar nga ataku në zemër krahasuar me një dekadë më parë.“Ka shumë diferencë mes marrjes së kalciumit nga ushqimet dhe suplementet. Ky ndryshim mund të vijë ngaqë suplementet përmbajnë shumë kripëra kalciumi, ose mund të jetë nga marrja njëherësh e një doze të lartë, që trupi e ka të vështirë ta përpunojë.Tek pjesëmarrësit që merrnin nivele të larta të kalciumit nga dieta ushqimore, mbi 1200 miligramë në ditë, nuk kishte asnjë të rrezikuar nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës përgjatë periudhës 10-vjeçare.
“Bazuar tek këto të dhëna, duhet t’u themi pacientëve se nuk ka asnjë dëm nëse hani një dietë të shëndetshme, të pasur me kalcium, madje mund t’i bëjë mirë zemrës”, thotë Michos.“Por pacientët duhet të këshillohen gjithmonë me një mjek nëse duan të marrin suplemente të kalciumit, për të marrë kështu dozën e duhur”