Manjani: Dua që LSI të dalë vetëm, por sistemi bazohet mbi koalicione

0
208

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për largimin e ministrit Saimir Tahiri.

Sipas Manjanit kryeministri Rama është nervoz dhe i paqartë ndërsa përjashtoi mundësinë që largimi i Tahirit të ketë ardhur si një kërkesë e kreut të LSI Meta.   Përsa i përket vazhdimit të koalicionit me PS anëtari i kryesisë së LSI-së tha se ende nuk ka një vendimmarrje te forumeve për këtë çështje.

I ftuar në emisionin “45 Minuta” në Report Tv, Manjani theksoi se preferonte që LSI të dilte e vetme por shtoi se sistemi aktual bazohet mbi koalicionet.

Në lidhje me një kërkesë të disa eksponentëve të lartë të LSI për Metën kryeministër Manjani tha se postin e kryeministrit e vendos vota e njerëzve dhe jo tryeza.

Do doja ta nisja me ndryshimet në qeveri, e kam parë qeverinë Rama-Meta me një tufë ministrash pa zë, po ju dhe Tahiri ndoshta keni qenë ministrat e vërtetë por sot të dy jashtë kabinetit , si e mendoni këtë zhvillim?

Nuk dua ta mendoj në fakt, po si unë që fola pa leje si Saimir me leje jemi të dy jashtë. Kjo tregon lojën me disa standarde që ka kryeministri. Rama është krejtësisht nervoz, aspak i qetë, aspak i qartë. Ai është nervoz nga pasiguria për të ardhmen që i vjen nga disa pyetje që nuk u përgjigjet dot, siç është kanabizimi i Shqipërisë.

Mund të jetë shkarkimi i Tahirit një përgjigje ?

Nuk është i vetmi përgjegjës Ministri i Brendshëm. Ai ka bërë maksimumin. Kryeministri e mohonte se ekzistonte droga. Kjo ka qenë beteja ime, të paktën diçka u arrit, qeveria jonë nuk donte ta dinte. Tahiri nuk është përgjegjëses ekskluziv, unë mendoj se mënyra e drejtimit të kryeministrit është konfuze. Nuk ka disa përgjigje të pyetjeve. Një pyetje tjetër është përse vendi nuk është gati të hyjë ne zgjedhje. Organizimi i zgjedhjeve është detyrë e mazhorancës, kur fillon zbatimi është 50 me 50. Në këtë periudhë kaq të shkurtër para zgjedhjeve vështirë të gjejmë precedent të këtyre viteve që të jemi në këtë gjendje. Mendoj se opozita ka të drejtë.

Rama bëri një argumentim që nuk bindi askënd përsa i përket largimit të Tahirit, por ka dy hipoteza, një që është kërkuar nga Meta ashtu si Rama kërkoi largimin tuaj, si mendoni?

Rama për arsye personale ka kërkuar jo thjesht largimin e Ylli Manjanit. Ministri nuk duhet të marrë leje për të folur. Nuk kam pasur asnjë intervistë ku kam folur kundër linjës së Qeverisë. Problemi është te kryeministri.

A e ke tejkaluar në intervista linjën e qeverisë? 

Aty ka folur ministri i drejtësisë, me përgjegjshmëri dhe standart zyrtar. E quaj veten me fat që kam treguar si duhet të sillet një ministër në kushte normale. Në kushte anormale kjo qeveri ka ministra plot.

Rama kërkoi largimin tuaj, Meta nuk u mbrojti?

Unë nuk u vetëzgjodha ministër. Mbaja një funksion te LSI. LSI-së i kam borxhe në kuptimin moral. Shenja e barazisë që ishte një këmbim, në gjithë dijeninë time ju siguroj që nuk është kjo.

Sipas jush Meta nuk ka kërkuar kokën e Tahirit? 

Jo, Meta nuk merret me çështje kokash. Meta ka pranuar që kryeministër është Rama dhe i takon atij. Meta ka pranuar të goditet ministri i LSI nëse Rama e ka kërkuar.

Po hipoteza e ndërkombëtarëve? 

Disa shenja i kam hedhur ditën që u largova nga ministria. Arsyeja themelore është kjo: konfuzioni dhe nervoziteti i kryeministrit. Vendi është pa qeveri se Rama është nervoz.

Kush e bën nervoz Ramën, LSI e bën? 

Edhe LSI mund ta bëjë nervoz, besoj se në marrëdhënie me LSI Edi Rama nuk ka qenë i sinqertë. Rama e do LSI vetëm për zgjedhjet. Meta e di këtë. Rama është deficitar në marrëdhënie me LSI dhe kur afrohet data e zgjedhjeve shtohen tensionet.

Pse e thoni këtë, janë 5 ministra të LSI? 

LSi nuk punon me ministra. Rama nuk ka fytyrë të ulet dhe të kërkojë program politik për bashkimin e të majtës. Unë nuk e kam uruar prishjen e koalicionit dhe nuk e uroj, jo si koalicion numrash por bashkim i së majtës. E majta nuk mund të penalizohet se Rama është konfuz dhe që mbi 6 muaj nuk qeveris.

Këto raporte të vështira me Ramën i keni parashtruar në mbledhje të qeverisë, sepse ka një perceptim që vetëm pas largimit keni reaguar? 

Unë u largova sepse fola. Sepse kryeministri sëmuret kur dëgjon dikë që flet. Për mua Edi Rama u bëftë mbret, por Shqipërisë nuk i bëhet mirë me një kryeministër që ka problem fjalën e lirë. Pse normale është që kryeministri të shajë me libër shtëpie gjyqtarët dhe prokurorët?

Pas largimit të Tahirit erdhi mesazhi i Vasilit për zyrtarët e LSI ku thuhej nuk duhet të përdorët “Duam Metën kryeministër” a ishte largimi i Tahirit për të negociuar marrëveshjen e dytë të qeverisjes? 

E di Rama.  

Po LSI, ç’mendim ka? 

Nuk e di çmendim ka. Unë mund të jap mendimin tim por jo të LSI.

Ju ka ardhur mesazhi i Vasilit? 

Po, më ka ardhur. Partia ka planin e vet mediatik.

Ju do ta respektoni këtë udhëzim partiak, që të mos përdorni “Meta kryeministër”?  Kur bëj analizë jam njeri i lirë, pastaj reagimi është politik.

Si mundet një ministër që e ka kryeministrin në detyrë por do një kryeministër tjetër? 

Ministri mundet që ç’ke më të se është figurë politike. Nëse ka një vendim qeverie ministri duhet të qepë gojën. Po për të bërë politikë ministri është i lirë. Rama është i bindur që ministrat të mos flasin pa lejen e Fugës. Rama më ka dhënë një detyrë “Fol çikë me Fugën që të flasësh”. Nuk kam qenë zëdhënës i askujt dhe nuk e kam ndërmend

Rama është i bindur që ka Metën në krahun e tij, po ju jeni të bindur? 

Mendoj se kjo mënyrë qeverisje nuk mund të zgjasë më në Shqipëri. Ashtu siç jam i bindur që e majta shqiptare nuk ka pse penalizohet se kryeministri është nervoz dhe nuk qeveris. Si po bëjmë shtet kur kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk zbaton vendimin e gjykatës? Ti mendon se Rama do vettingun? Unë mendoj se kjo është tema numër një sot: zgjedhjet. Vendi nuk është gati për zgjedhje, kjo është ulëritëse. Vettingu edhe sikur të ishte situatë normale do të bëhej pas zgjedhjeve. Vettingu nuk fillon dhe nuk mbaron në Parlament. Politika është e acaruar si asnjëherë tjetër më parë, për arsye kodi dhe krejt të menaxhueshme. Nervoziteti i kryeministrit sjell arrogancë,

Çfarë duhet të tolerojë shumica? 

Ftesën për dialog. Kanabisi rrezikon realisht votën, sepse është një sistem kapilar i shtirë në territor.

Si anëtar kryesie mendoni se LSI duhet ta zgjasë koalicionin apo jo? 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here