Një miku im, që erdhi nga jashtë këto ditë në Tirane pas shumë vitesh, më tha sot se ishte bërë optimist për të ardhmen e vendit.
Kishte parë lajmet me ndryshimin e titullarit në Ministrinë e Brendshme dhe ishte i bindur që me këtë te riun, Saimir Tahirin, duket sikur do të harrohen shumë shpejt lajmet për hashash, drogë, trafiqe dhe Shqipërinë – Kolumbi të Europës.
Entuziazmi, me të cilën e pritën ministrin e sapoemëruar policët dhe punonjësit e rendit do të thotë se ka ai qenë zgjedhje e qëlluar e Edi Ramës, më tha ai. Sipas tij, një gjë të tillë nuk e kishte parë në asnjë vend të botës, në Shqipëri jo e jo, madje as në kohërat e vjetra të diktaturës, dhe kjo e mbushte me shpresë dhe besim.
Ndonëse tha se nuk e njihte ministrin e shkarkuar, Fatmir Xhafa, ai mendonte se zoti Tahiri ishte më modern dhe më premtues. Atij dhe i kishte bërë shume pershtypje deviza e tij “Forca çuna”, e cila, për të ishte fiks gjëja e duhur që duhej bërë sot për vendin. Miku im niset sot në darkë, për andej nga ka ardhur, dhe mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të uroj që dëshira e tij të realizohet sa më shpejt.