Sulmi në stacionin e Dusseldorfit, ja kush është shqiptari që plagosi me sëpatë 9 persona

0
179

Shqiptari Fatmir H. u identifikua nga policia gjermane si autor i sulmit me sëpatë në një stacion treni në Dusseldorf, ku mbetën të plagosur 9 persona, ndërsa sot mediat gjermane kanë publikuar foton e tij.

 

36-vjeçari, i cili rezultoi me probleme mendore jetonte në Wuppertal, ndërsa më 10 mars sulmoi 9 persona me sëpatë duke i lënë të plagosur. Më pas, ai iku nga stacioni duke kërcyer nga ura, ku theu këmbët dhe pas kapjes u shtrua në spital.

Sipas mediave gjermane shqiptari nga Kosova ka qenë polic por më pas ka pasur probleme të shëndetit mendor pasi vuante nga “skizofreni paranojake” dhe madje në shtëpi i janë gjetur ilaçe për këtë sëmundje.

Ndër 9 personat e plagosur, tre morën lëndime në kokë, pasi janë sulmuar nga mbrapa. Policia tregon se një nga të lënduarit është 13­-vjeçar dhe një 30-­vjeçar. Po kështu mes të plagosurve janë 2 gra italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here