Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se dhunoi babain e tij.
Burime zyrtare bënë me dije se Alfons M., banues në Ballsh, dyshohet se ka rrahur babain e tij të moshuar 71-vjeçar si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.