Raporti Europol/ Shqipëria burimi i parë i kanabisit që furnizon Europën

0
185

Një raport i realizuar nga Europol thotë se Shqipëria është burimi  kryesor i bimëve të kanabisit në trafikun e Bashkimit Europian.

Raporti i titulluar “Krimi në moshën e teknologjisë dhe krimi i organizuar, kërcenimet e vitit 2017”

Bëhet me dije se burimi i kanabisit i njohur në gjuhën e përdoruesve si çokollatë është Maroku, drogë e cila transportohet drejt Bashkimit Europian në rrugë detare dhe ajrore.

Dërgesat transportohen nga Mesdheu në bregdetin spanjoll me anije të ndryshme.

Sipas raportit, në vija të përgjithshme, kanabisi mbetet droga më popullore që konsumohet gjerësisht në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Eruopian.

Në tregje qarkullojnë në dy mënyra: si bimë, e cila kryesisht trafikohet nga vendi ynë, dhe në formë çokollatë që prodhohet në Marok.

Por Europol thotë se vitet e fundit kanabisi bimë ka marrë përdorim më të gjerë nga konsumatorët, gjë e cila ka çuar edhë në rritje të prodhimit dhe disponueshmërisë së kanabisit bimë në tregjet europine.

Kurse sa i përket farës, ajo duket se ka vend origjine hollanden sic thuhet në raport. Kultivimi i brendshëm i kanabisit bimor në BE pritet të zgjerohet më tej gjatë viteve të ardhshme me teknikat e reja në rritje dhe teknologjive gjithnjë e më të sofistikuara, të cilat rrisin rendimentet korrjes dhe fitimet për pasojë.

/Oranews.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here