Ish – kryeministri Sali Berisha duke folur nga çadra e protestës u ndal tek premtimet e kryeministri Rama duke theksuar se ai mashtroi shqiptarët dhe nuk i mbajti premtimet e fushatës. Berisha e cilësoi shefin e qeverisë si skllav të bandave.
“Cili është sistemi i vendosur nga Edi Rama. Nga çdo anë që ta shohim është me faqe të zeza. Të gjitha faqet e tij nxijnë më shumë. Ju premtoi shqiptarëve shëndetësi falas, sot shqiptarët paguajnë 40 % më shumë . Ju premtoi shqiptarëve 300 mijë vende pune përzuri nga Shqipëria 200 mijë shqiptarë dhe i instaloi në kampet e refugjatëve. S’ka ndërtua një kilometër rrugë. Nuk po ndalem në morinë tjetër të mashtrime, por a është e nxirë çdo faqe e tij për mashtrimet që bëri. Edi Rama kryeministër përsëri është skllav i bandave. Faqja e zezë e Edi Ramës është krimi. Ai duhet të krehet prej leckash një rrugë e më parë,” – u shpreh ish – kryeministri.