Shkrimtari shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti, i është bashkuar pasditen e sotme çadrës së protestës, e cila prej 18 shkurtit është vendosur pranë godinës së Kryeministrisë. Teksa foli para protestuesve, Kim Mehmeti tha se një Shqipëri më e fortë, më e qëndrueshme, e më e zhvilluar, është një mbështetje madhe për shqiptarët e Maqedonisë.
Gjatë fjalës së tij, shkrimtari nga Shkupi nuk ka nguruar të paraqesë është mendimet e tij kundër qeverisjes së kryeministrit Rama. Ai tha se kanabizimi i vendit është një problem jo vetëm për rendin dhe sigurinë, por edhe për integrimin e vendit.
Kim Mehmeti komentoi edhe vendimin e kryeministrit për largimi nga detyra të 4 ministrave të kabinetit qeveritar, duke u shprehur se me deklaratat e tij “Rama tregon se e do më shumë partinë sesa Shqipërinë”.
“Unë nuk dua një Shqipëri që të jetë atelie ku piktori do të ekspozojë pikturat e veta, Nuk dua një Shqipëri, si skenë spektakli për kryeministrin e vendit, nuk dua një Shqipëri ku hallexhinjtë të ulen përreth kryeministrit, e ai t’i përdorë si kryezoti.
Më bëri shumë përshtypje deklarata e Ramës për lirimin nga detyra të 4 ministrave. Tha se do t’u japë një detyrë më të rëndësishme: që të punojnë për partinë gjatë fushatës. Pra kjo tregon se për Ramën është më e rëndësishme Partia Socialiste se Shqipëria. Kjo është mendësi e pastër enveriste. Kjo do të thotë se partia e fortë e bën shtetin e fortë”, u shpreh shqiptari Kim Mehmeti.
D