Trafikimi i mbetjave jashtë Italisë, arrestohen 14 persona pjesë e mafies

0
320

Një operacion policor është kryer nga policia italiane në lidhje me trafikun e mbetjeve.

Sipas mediave italiane, 14 persona janë arrestuar në Itali, të cilët akuzohen se janë të përfshirë në trafikun e plehrave jashtë Italisë.

Dy prej të arrestuarve janë biznesmenë, babë e bir, të cilët janë pjesë e mafies “Cosa Nostra”.

Policia italiane ka vendosur nën sekuestro edhe 6 kompani si dhe asetet e tyre, vlera e të cilave shkon në 50 milionë Euro, raporton syri.net.Hetuesit thonë se të arrestuarit përfitonin shuma të mëdha parash nga trafiku i paligjshëm i mbetjeve, të cilat i eksportonin jashtë Italisë.

Ndërkohë, në Shqipëri ka nisur një debat i madh pasi dyshohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale 1300 kontenierë me tonelata mbetje të rrezikshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here